Topanica pret 10 vullnetar amerikan
10 vullnetarët do të vijnë në Topanicë në fillim të muajit qershor dhe do të vendosen në familjet të cilat do t`i marrin vullnetarisht në pritje, shpresojmë se do të lajmërohen vullnetarisht qytetarët që janë të interesuar.
Këto familje do të kompensohen në mënyrë simbolike për qiranë dhe ushqimin ndërsa qëllimi i tërë kësaj është që vullnetarët të mësojnë gjuhën shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare deri në shtator kur do të shpërndahen nëpër komunat e Kosovës ka thënë Stefen Katzi.
Kryetari i Këshillit Lokal në Topanicë Rexhep Morina ka biseduar me përfaqësuesit e Korpusit të Paqes, të kryesuar nga Stefen Katzi, drejtor.
Korpusi i Paqes është organizatë amerikane e themeluar në vitin 1961 nga Presidenti Kenedi e cila merret me vullnetarizëm dhe qëllim të parë e ka ndihmën teknike për secilin shtet në botë që e kërkon atë.
“10 vullnetarët do të vijnë në Topanicë në fillim të muajit qershor dhe do të vendosen në familjet të cilat do t`i marrin vullnetarisht në pritje, shpresojmë se do të lajmërohen vullnetarisht qytetarët që janë të interesuar. Këto familje do të kompensohen në mënyrë simbolike për qiranë dhe ushqimin ndërsa qëllimi i tërë kësaj është që vullnetarët të mësojnë gjuhën shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare deri në shtator kur do të shpërndahen nëpër komunat e Kosovës” ka thënë Stefen Katzi.
Rexhep Morina ka falënderuar për përzgjedhjen që kanë bërë Topanicën dhe ka shprehur bindjen se këta vullnetarë do të largohen nga Topanica në shtator me përshtypjet më të mira./rajonipress/
0 comments:
Post a Comment