Në kohën kur tensionet mes Rusisë dhe SHBA-ve janë në ngritje për krizën ukrainase, shtypi botëror ka nisur sërish të rrëmojë mbi të shkuarën e Presidentit “kontrovers”, Vladimir Putin.

Edhe njëherë tjetër dalin në dritë fotot e vizitës së ish-Presidentit amerikan, Ronald Regan në Rusi. Kur ky i fundit vizitoi Moskën në vitin 1988, një grup “turistësh” dolën ta prisnin në Sheshin e Kuq. Misioni i këtij grupi turistësh ishte që të pyeste presidentin e atëhershëm të SHBA-ve lidhur me të drejtat e njeriut në vendin që ai drejtonte.

Fotografi Pete Souza ka qenë i pari që nxori në pah fotot e Vladimitr Putinit pranë Presidentit Regan. Ai ishte i pranishëm në delegacionin e Reganit gjatë vizitës në Moskë.
Sipas tij, grupi i turistëve, ku bënte pjesë edhe Putini, kishte për mision që të provokonte Presidentin amerikan nëpërmjet pyetjeve.



Sousa ka deklaruar më parë se fotot e kryera rreth 21 vjet më parë, tregojnë se Putini nuk ka qenë turist, por agjent i KGB-së, i cili kishte për mision që të vështirësonte vizitën e Reganit në Moskë.
Kremlini e ka cilësuar këtë foto, e cila bëri bujë në vitin 2009, si provokim i Presidentit Obama, duke përgënjeshtruar se djali që shihet në foto pranë Reganit është Putini.

Por fotografi Pete Souza, i cili njihet si ndër fotografët më të shquar që ka fiksuar momentet më historike të shumë presidentëve amerikanë, këmbëngulë në vërtetësinë e fotos. Ai ka thënë se një oficer i shërbimit sekret, i ka treguar atij se këta turisë, në fakt ishin anëtarë të KGB-së./Indeksonline/

0 comments:

Post a Comment

 
Top