Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, me kryetarin e Kamenicës Begzad Sinani dhe zëvendësin e tij Fatmir Matoshi, kanë biseduar të mërkurën për shqetësimet që Policia serbe është duke shkaktuar tek popullata shqiptare me ndërhyrjet në territorin e Kosovës në fshatin kufitar Karaqevë të kësaj komune.
Delegacioni nga Kamenica kërkoi që Bashkimi Evropian të njoftohet me këtë problem në funksion të qetësisë dhe sigurisë për qytetarët e asaj ane të vendit, bëhet e ditur përmes një komunikate për shtyp të zyrës së zëvendëskryeministres.
Aty thuhet se Tahiri ka treguar se edhe më parë ka shprehur shqetësimin në Bruksel dhe premtoi se përsëri do ta njoftoj BE-në për çështjen e ndërhyrjeve të Policisë së Serbisë në territorin e Kosovës në fshatin Karaqevë.
“Do të kërkoj që Serbia mos të bëjë provokime dhe të shqetësoj popullatën dhe t’i ndërpres menjëherë ndërhyrjet në brezin kufitar ndërkohë theksoi se sa më shpejt duhet të behët demarkacioni i kufirit me Serbinë”, ka thënë Tahiri.
Sipas komunikatës, në takim gjithashtu u fol edhe për hapjen e një pike të re kufitare konkretisht në Sfircë- Kapi, që lidh komunën e Medvegjës me atë të Kamenicës, dhe u vlerësua se hapja e kësaj pike do të lehtësonte në masë të madhe lëvizjen e lirë për qytetarët që është vlerë bazë e BE-së.
“Kjo u cilësua si nevojë pasi që shumë qytetarë kanë pronat e tyre andej dhe këndej kufirit, dhe në veçanti shkurton rrugën Kamenicë – Banjë e Sijarinës për rreth 90 kilometra. Po ashtu hapja e pikë kalimit kufitar do të ketë ndikim të menjëhershëm në zhvillimin e turizmit rural dhe do të krijonte mundësi që komunat të bashkëpunojnë për të aplikuar në fondet IPA-as”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga takimi.
Në fund kryetari dhe nënkryetari i Kamenicës falënderuan zv.kryeministren Tahiri për angazhimin e saj dhe u dakorduan që ditët në vijmë të vazhdohet me bashkëpunimin për të adresuar dhe zgjidhur këto çështje sa me shpejt në të mirë të gjithë komunitetit në atë trevë.
Home
»
»Unlabelled
» Edita Tahiri, me kryetarin e Kamenicës Begzad Sinani dhe zëvendësin e tij Fatmir Matoshi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment