Për nderë të festës së Epopesë së UCK-së dhe festave të 7 dhe 8 marsit sot Kryetari i Komunës së Kamenicës me delegatët e Kuvendit Komunal dhe bashkëpunëtorë bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve të qytetit.

Pas kësaj vizite vazhduan me familjet e dëshmorëve, invalid e veteranë të UCK-së shtroi një drekë për nder të kësaj feste. Festa vazhdoi me seancën solemne të Kuvendit Komunal ku të gjithë delegatët e Kuvendit ishin prezent.


Kryesuesi i Kuvendit hapi seancën dhe uroi për festat e marsit, theksoi se “ndryshimi i epokës së robërisë filloi me pushkët e Jasharëve me gjakin e tyre filijmi i tyre ishte inspirim për rininë shqiptare për tiu bashkangjitur rradheve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot po festojmë por nuk duhet të  lirë, por nuk do të harrojmë gjakun e dëshmorëve si dhe dhembjet e familjeve për eshtrat e të pa gjeturve të dashurve të tyre

Kryetari Sinani mes tjerash tha:
“Dita e Dëshmorëve është ditë kur përkujtojmë me krenari jetën e atyre që u flijuan për Kosovën përgjatë udhëtimit tonë të shenjtë për liri dhe pavarësi.
Ky udhëtim është i gjatë. Puna, dija, djersa dhe gjaku që i janë blatuar lirisë dhe pavarësisë sollën lirinë në mesin e vitit 1999. Kemi ende shumë punë përpara. Shpresojmë të mos ketë më nevojë për sakrificën më sublime për te kryer këto punë. Ne të gjithë do të vëmë në shërbim të vendit tonë dijen, punën e guximin për ta çuar në vend amanetin e dëshmorëve”.
Lavdi dëshmorëve të Kosovës!

0 comments:

Post a Comment

 
Top