Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka organizuar aktivitet bamirës në teatrin e Qytetit për ndihmë të Omer Mehmetit, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri dhe bashkëpuntor të tjerë si dhe e pranishme ishte kryetarja e këtij Forumi, Rina Ahmeti.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se aktiviteti i sotëm tregon ditë të bardhë për gjilanasit, të cilët janë të gatshëm për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë.
Ai tha se Komuna e Gjilanit do ta mbështesë me mundësitë e saj këtë djalosh për t’iu kthyer jetës normale.
“Jam shumë krenar me solidaritetin tuaj që keni treguar sot për Omerin. Ai ka nevojë për mbështetje nga të gjithë ne. Kemi ardhur sot për t’u solidarizuar me Omerin.
Komuna e Gjilanit do të bëjë të pamundurën për ta ndihmuar këtë djalosh. Po ashtu, do të kërkojmë ndihmë edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Zoti ju shpërbleftë për këtë humanizëm. Të shpëtohet një jetë do të thotë të shpëtohet bota”, ka thënë kryetari Haziri.
Në këtë aktivitet, u tha paoshtu se solidariteti dhe bamirësia kanë qenë tipare që gjithmonë e kanë karakterizuar popullin tonë, duke kërkuar që edhe në të ardhmen të vazhdojnë të ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë.
Më pas është shfaqur filmi “The bodiguard” me regji të Mirton Xhekaj, i cili ka karakter socio-ekonomik. Bileta ka kushtuar 1 euro dhe të gjitha paratë që janë mbledhur do të shkojnë për ndihmë në fondit të Omer Mehmetit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment