Në lagjen “Dardania” në Gjilan më 18.03.2014 njësiti përkatës policor ka arritur të identifikoj dy të dyshuar meshkuj shqiptar të cilët kishin kryer tri vjedhje të ndryshme në objekte fetare (xhami).
Njërit nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Që nga muaji janar i këtij viti në qytetin e Gjilanit kanë ndodhur tri raste të vjedhjeve të rënda në objektet fetare (xhami),ku në të tria këto raste të dyshuarit fillimisht kanë hapur me forcë dyert e Xhamive dhe pastaj nga hapësirat e brendshme kanë vjedhur kutitë në të cilat besimtarët mysliman hedhin para si ndihmë për personat në nevojë thotë Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Nga momenti kur është paraqitur rasti i parë njësitet e hetimeve nga stacioni policor kanë punuar intensivisht për zbardhjen e këtyre rasteve.

Përmes rrugëve operative kanë pranuar disa informata mbi identitetin e kryesve të mundshëm të këtyre rasteve ku më datën 18.03.2014 kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin F. K. nga fshati Bresalc - Komuna Gjilan.

I dyshuari në fjalë është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe janë gjetë fakte të qëndrueshme se ai së bashku me të dyshuarin L. M. po nga fshati Bresalc, kishin kryer të tria rastet e vjedhjeve në objektet fetare (xhami).

Të dyshuarit në fjalë në bashkëveprim më datën 27.01.2014 kanë kryer vjedhjen tek xhamia në Rr.”Fadil Jakupi” në Gjilan,rasti,,Vjedhje e Rëndë’’, pastaj më datën 11.03.2014 ata kanë kryer vjedhje në dy xhami në Gjilan (në rr.Fadil Jakupi dhe në lagjen Dardania) rastet po ashtu ,,Vjedhje e Rëndë’’.

I dyshuari L. M. gjendet në arrati dhe është në kërkim të policisë, ndërsa i dyshuari F. K. me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe ndaj të njëjtit është ushtruar kallëzimi penal për tri rastet ,,Vjedhje e Rëndë’’ tha Hashani./rajonipress/

0 comments:

Post a Comment

 
Top