Fondacioni i partisë së Merkelit kritikon ashpër qeverisjen e PDK-së
Në përgjithësi PDK-ja ka prodhuar shumë tituj negativë në opinion, nënvizon fondacioni politik “Konrad Adenauer”.
Ky fondacion kritikon kryeministrin Hashim Thaçi, i cili për të ndërprerë trendin negativ të partisë së tij në mënyrë “jashtëzakonisht populliste”, ka paralajmëruar rritjen e rrogave në sektorin publik, ndonëse, sipas analizës, nuk është e qartë se si Thaçi do të financojë premtimin e tij
Në një analizë mbi procesin e përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë fondacioni politik “Konrad Adenauer” i Partisë Kristiandemokrate të Gjermanisë (CDU), e cila drejtohet nga kancelarja Angela Merkel, konstaton se nën qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) vendi nuk i ka kryer detyrat e shtëpisë.
Si shembuj përmendet dështimi për të reformuar ligjin zgjedhor, i cili do të garantonte zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare. Fondacioni gjerman parashikon se për të përfunduar reformën zgjedhore nuk mjafton më koha, pasi që partitë janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen në qershor (koha)
0 comments:
Post a Comment