Vdekja e hershme e Gani Demollit, humbje e madhe . shkruar nga Daut Maliqi
Nga Daut Maliqi (Rajonipres)
Vdekja e tij e hershme është e dhimbshme jo vetëm për familjen e tij, por edhe për popullin e Kosovës që i doli në mbrojtje dhe e ndihmoi me tërë përkushtimin e tij, në kohërat më të vështira nën okupim.
“Libri “Bijtë e Nënës” u kushtohet kësaj herë Juve gazetarëve dhe shkrimtarëve që na përcollët në çdo hap dhe na dhatë shpresë dhe forcë që të mbijetoj terrorin serb” theksoi pos të tjerash, humanisti Gani Demolli, në bisedën e fundit që pata me të me datën 5 mars 2014
Gani Demolli , mjeku i mirënjohur i popullit, me përkushtim të madh tërë jetën ia kushtoi mbrojtjes shëndetësore të popullatës. Ishte atdhetar e humanist i madh. Demolli vërtet rrezatonte bamirësi, bujari e fisnikëri. Ai me guxim e burrëri në vitet 90-ta themeloi SHSH SHHB “Nënë Tereza” dhe me punë vërtet shembullore zgjeroi rrjetin e ambulancave shëndetësore në mbarë Kosovën.
Vdekja e tij e hershme është e dhimbshme jo vetëm për familjen e tij, por edhe për popullin e Kosovës që i doli në mbrojtje dhe e ndihmoi me tërë përkushtimin e tij, në kohërat më të vështira nën okupim.
Gani Demoli, si humanist ishte dhe mbeti krenaria e kombit, emiri e vepra e të cilit do të përcillen brez pas brezi. Sa herë vinte në Kamenicë për tu informuar drejtëpersedrejti me gjendjen sociale e shëndetësore të popullatës me takonte dhe vërtet u habitesha ku e merrte gjithë atë vullnet dhe energji për punë aq madhore, madje natë e ditë. I donte njerëzit, e donte punën dhe me të drejt Ganiun e quanin shpëtimtar i njerëzimit, madje edhe lule e njerëzimit.
Biseda e fundit me humanistin e madh Gani Demollin
Me 5 mars të këtij viti, në adresën time në Facebook, Gani Demolli,me shkroi mesazhin: I nderuari Daut, Duke të përshëndetur, të njoftoi se me 22 mars 2014 në orën 12.00 në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, shënojmë 22 vjetorin e SHHB “Nënë Terezë dhe promovimin e librit “Bijtë e Nënës”, ku kemi edhe disa shkrime tuaja nga vitet`90-ta. Pjesëmarrja e juaj do të madhëroj këtë manifestim.
Në vazhdim të bisedës unë i shkrova: Shumë i respektuari Gani Demolli, duke të falënderuar për ftesë, Ju uroj nga zemra promovimin e librit “Bijtë e Nënës”, me dëshirë që të keni shëndet të mirë e suksese në vijimësi.
Meqë nuk ishim takuar bukur moti /si duket të dy të emocionuar/për shënimin e përvjetorit të punës të SHHB “Nëna Tereza” e promovimit të librit të tij të dytë e vazhduam bisedën përmes mesazheve. “Faleminderit shumë. Shpresoj se do të kemi prezent at ditë sepse libri u kushtohet këtë here juve gazetarëve dhe shkrimtarëve që na përcollët në çdo hap dhe na dhatë shpresë dhe forcë që të mbijetoj terrorin serb-shkroi Ganiut, mikut tim, njeriut gojë ëmbël, i premtova se nëse me punon shëndeti gjithsesi do të jam prezent dhe me padurim e pritsha ditën që të takohem me mjekun e popullit Ganiun e me shumë shok e miq të tjerë në ketë manifestim të rëndësishëm.
Mirëpo jeta i ka rrugët e veta, dhe nuk na pyet për dëshirat tona.
Më 14 mars 2014 nga familja e Demollit, mora njoftimin se për shkaqe shëndetësore të babait /Gani Demollit/, promovimi i librit “Bijtë e Nënës” i planifikuar të mbahet me 22 Mars 2014 shtyhet për kohë të pacaktuar.
Me respekt familja Demolli. Kisha shumë shpresë se Ganiu do ta sfidoj sëmundjen ashtu siç i ka sfiduar të gjitha vështirësitë e rreziqet jetësore. Mirëpo, më 18 mars 2014 lexova lajmin e hidhur se humanisti i pashoq Gani Demolli, ndërroi jetë. Amshimi ishte më i shpejt se manifestimi. Kështu e ka jeta. Ganiu për jetë e mot do të jetoj në kujtimet e popullit për bamirësin e tij në kohërat më të vështira në të gjitha trojet tona etnike dhe jo vetëm ato.
Më 18 mars 2014 , me nderime të mëdha iu dha lamtumira e fundit Dr Gani Demollit, njeriut që themeloi shërbimin shëndetësorë në kohërat më të vështira për ta ndihmuar pa pagesë popullatën me barëra e shërbime shëndetësore si dhe me ndihma të tjera materiale. Lavdi. /rajonipress/
0 comments:
Post a Comment