Kosova do të merrë pjesë në kualifikimet për Botërorin 2018
Burime brenda FIFA-s që ishin prezente në ndeshjen Kosovë – Haiti bëjnë të ditur se përfaqësuesja jonë do të jetë shumë shpejt pjesë e kualifikimeve për botërorin 2018.
Një prej këytre zyrtarëve të lartë të FIFA-s që ka pranuar të flasë për mediat vendore në kushte anonimiteti ka deklaruar se viti 2018 dhe kualifikimet e Botërorit 2018 do të shënojnë fundin e izolimit të futbollit kosovar.
“Nëse gjërat shkojnë kështu dhe shënohen përparime të vazhdueshme, atëherë me siguri se për Botërorin e vitit 2018 Kosova do të mund të luajë në kualifikime. Të gjithë e duam këtë, vetëm mbetet të shihet niveli i punëve që do të bëhen në organizimin e ndeshjeve, infrastrukturës dhe modaliteteve të tjera”, ka theksuar ky zyrtar i lartë për Telegrafin.
Kosova e zhvilloi ndeshjen e parë pak ditë më parë ndaj Haitit duke barazuar pa gola, kurse më 21 maj përfaqësuesja e Kosovës do të përballet ndaj Turqisë në stadiumin “Adem Jashari”.
Botërori 2018 pritet të mbahet në Rusi dhe do të ishte shume interesante sikur Kosova të arrinte kualifikimin duke marrë parasysh edhe pozicionin politik që ka Rusia ndaj Kosovës.
0 comments:
Post a Comment