Vendet perëndimore janë të gatshme që presidentit rus, Vladimir Putin, t’ia japin Krimenë e si kompensim të kërkojnë nga ai që ta njoh Kosovën, shkruan ditorja austriake Der Standard.

Sipas gazetës, diplomatët perëndimorë kërkojnë që para presidentit rus të dalin me ofertë të qartë. Ata do të lejojnë që pas referendumit të mbikëqyrur në Krime, që do të mbahet më 16 mars, në përbërjen e Federatës ruse të përfshihet kjo zonë e Ukrainës.

Por, nga ana tjetër, Rusia duhet ta njoh Kosovën si shtet, pra vullnetin e popullit të Kosovës për vetëvendosje, citon Vesti ditoren austriake, transmeton Telegrafi.

Në këtë artikull thuhet se sot në botë një gjë është e qartë: secili që me forcë reagon duke u thirrë në të drejtën ndërkombëtare, ka humbur që në start. Der Standard vë në dukje se objektivi i perëndimorëve është për të rivendosur stabilitetin në Ukrainë, që do të jetë shtet i orientuar në të ardhmen kah Perëndimi. /Telegrafi/

0 comments:

Post a Comment

 
Top