Pas informatës dhe dyshimit të bazuar për transportimin e substancave narkotike nga Kosova për në shtetet perëndimore, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik në bashkëpunim me zyrtarët policor të Pikës kufitare, Dheu i Bardhë, në pikë kalimin kufitar Dheu i bardhë, rreth orës 08:00, kanë ndaluar një veturë "Mercedes" në të cilën kishte qenë drejtuesi S.B. i lindur më 1977 me kombësi turke thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Pas kontrollit të veturës janë gjetur 17 paketime substancë narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuane me peshë të përgjithshme 10 kg e 177.8 g.

Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, të dyshuarit i është lëshuar vendimi mbi ndalim prej 48 orëve.

Po ashtu Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotike në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe njësitin K9, të njëjtën ditë me 22.03.2014 rreth orës 08:00, në pikë- kalimin kufitar në Merdare ka ndaluar një autobus nën dyshimin se në të gjendet substancë narkotike.

Pas kontrollit në autobus, në një çantë ishin gjendur 19 paketime substance narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuane me peshë të përgjithshme 10 kg e 566. 3g.

Substanca narkotike ka qenë ne pronësi të personit të dyshuar H.M. lindur më 1977 me dyshtetësi
(kosovare dhe serbe), i cili ka qenë në autobus dhe është arrestuar nga policia.

Më vonë rreth orës 12:00, nën dyshimin për përfshirje në rastin e njëjtë është arrestuar edhe personi G.G. lindur më 1990 shtetas i Kosovës.

Me vendim te Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore

0 comments:

Post a Comment

 
Top