Komandanti i forcave të armatosura të NATO-s ka thënë të dielën se Rusia ka mbledhur një forcë “të konsiderueshme” në kufirin e saj me Ukrainën, derisa Moska mund ta ketë në cak një rajon tjetër në një ish-republikë tjetër sovjetike, Moldavinë, pas aneksimit të Krimesë.
“Rusia po vepron më shumë si kundërshtare, sesa si partnere”, ka thënë komandanti për Evropën i forcave të armatosura të NATO-s, gjenerali Philip Breedlove, duke shtuar se aleanca 28-anëtarëshe duhet të rishqyrtojë pozicionimin dhe gatishmërinë e forcave të saj në Evropën Lindore.
Ndihmësi i këshilltarit të sigurisë i presidentit amerikan, Barack Obama, Tony Blinkem ka thënë se grumbullimi i forcave të mëdha mund të synojë vetëm frikësimin e liderëve pro-perëndimorë të Ukrainës, por ka gjasa të mëdha që Rusia të pushtojë lindjen kryesisht ruse të këtij shteti.
“Është e mundur që ata po përgatiten për të hyrë”, i ka thënë ai rrjetit amerikan, CNN.
Rusia ka thënë se është duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe se nuk ka plane për të pushtuar. Ushtarët që morën bazat ukrainase në Krime ajo i ka quajtur “forca të vetëmbrojtjes”.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment