Kryetari Sinani me bashkëpunëtorët e tij dje në Roganë,u takua me përfaqësues të BE-së dhe përfaqësues të firmave të cilat ishin të interesuara për të konkurruar realizimin e projektit të shkollës së re në ketë fshat të madh të komunës.

Kryetari i në fjalën  përshëndetëse pos tjerash tha: “Është një lajm shumë i mirë për të gjithë, mësimdhënësit dhe nxënësit që së shpejti do të filloj nderimi i një objekti të shkollës. Objekti i shkollës fillore
” Metush Krasniqi” është i tej ngarkuar me mbi 700 nxënës të shkollave të mesme që kanë paralelet e ndara fizike këtu”.

Kjo shkollë  e vetmja në komunë që punon me tri ndërrime , me orar të shkurtuar të  orëve mësimore  që edhe refleksione  në kualitetin e mësimit.

“Me ndërtimin e një objekti shkollor do të krijoheshin kushte me të mira për mësimdhënie dhe mësim nxënie, i falënderoj donatorët me ketë rast, dhe ju them se e keni mbështetjen e plotë të kryetarit në çdo kohë” u shpreh Sinani.

Luc Faber përfaqësues nga BE-ja , u shprehë me këto fjalë : “Ne jemi këtu qe t’u ofrojmë ndihmë dhe me investimet  tona të bëjmë përmirësimin e objekteve të ndryshme, për të krijuar kushte me të mira për punë dhe avancimin e edukimit të fëmijëve në Kosovë, gjegjësisht në Komunën e Kamenicës”.

0 comments:

Post a Comment

 
Top