OJQ “Fortesa” kërkon nga drejtoria e Arsimit në Kamenicë që të mos e përsëris praktikën e abuzimit me fondin e bursave për studentët. “Gjatë viteve të kaluara, bursa u janë dhënë studentëve që kanë të njohur, familjarëve të udhëheqësve komunalë dhe atyre me vërtetime e dokumente të falsifikuara, duke shkelur kështu kriteret e konkursit”, ka thënë Amir Jakupi, monitorues i punës së ekzekutivit dhe legjislativit të komunës së Kamenicës nga Fortesa/KDI.

Meqenëse në Kamenicë ka ndryshim pushteti, i bëjmë thirrje organeve të reja që ta eliminojnë abuzimin me fondet publike, të bërë tashmë dukuri. “Nga viti në vit janë vërejtur shkelje në listat e studentëve që kanë përfituar bursa, duke lënë jashtë skemës ata që kanë plotësuar të gjitha kriteret.

 Është mirë që në të ardhmen të shikohen mundësitë buxhetore dhe të rritet fondi për bursat e studentëve, ku në këtë skemë të futen edhe nxënësit e shkollave të mesme me gjendje të rëndë ekonomike”, ka deklaruar Jakupi.

0 comments:

Post a Comment

 
Top