Thatësi e madhe paralajmërohet këtë verë në Kosovë. Madje edhe sikur të mos ndalen të reshurat që nga tani, sërish nuk ka mundësi ti shmanget thatësisë këtë vit. Kështu, do të ketë mungesë të madhe të ujit.

Këtë e paralajmëron Letafete Latifi, ushtruese e detyrës së drejtoreshës se Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në ditën Botërore të Meteorologjisë.

Latifi shpjegon se kaq pak reshje sikur tani në Kosovë mbahen mend tepër rrallë. Sipas saj, në gjithë historinë kjo është hera e pestë që ka pasur kaq pak reshje.

“Nga matjet që ne kemi dhe monitorimi i vazhdueshëm i dukurisë së reshjeve, vërejmë se kemi një thatësi, sidomos tre muaj e fundit sasia e reshjeve është shumë shumë e vogël, që është shënuar vetëm në vitin 1934 ka qenë gjendja e tillë, edhe në të ’50 ka qenë e ngjashme, pastaj ’91, pra është rasti i pestë që ndodh në historinë e matjeve të Institutit me pas një gjendje të tillë me reshje aq të ulëta.

 Kjo gjendje reflekton në gjendje thatësie që ne veç kemi hyrë në Kosovë dhe do të ballafaqohemi me thatësira dhe deficit të ujit”, thotë ajo, në një intervistë për televizionin publik.
Dita Botërore e Meteorologjisë ka filluar të shënohet që nga vitit 1950 kohë kur është themeluar Organizata Botërore e Meteorologjisë si një OJQ.(koha)

0 comments:

Post a Comment

 
Top