Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot me bashkëpunëtor vizitoi vreshtat në rrethinën e Rahovecit. Fillimisht kryeministri vizitoi vreshtat në të cilit punëtor kryenin punë pranverore rreth krasitjes së degëve të thata të hardhive. Me këtë rast ai u interesua për procesin e punës dhe ju ndihmoi rreth krasitjes tradicionale pranverore.

Në vazhdim kryeministri Hashim Thaçi takoi një grup të madhe të prodhuesve te rrushit dhe venës së njohur të Rahovecit. Ai me këtë rast foli për politikat dhe strategjitë afatgjata të Qeverisë së Kosovës dhe të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Kosovës. Kryeministri Thaçi theksoi se zhvillimi i bujqësisë dhe në kontekst të kësaj edhe pemëtarisë edhe vreshtarisë është ndër prioritet kryesore të Qeverisë.

Në fjalën e vetë që mbajti para vreshtarëve e Rahovecit, kryeministri Thaçi fillimisht e falënderoj të gjithë prodhuesit për punën e tyre dhe për kultivimin me sukses të hardhisë së rrushit. Ai cilësoi këta prodhues si njerëz të punës, njerëz të sakrificës që në mënyrë tradicionale kanë kultivua vreshtarinë. Në vazhdim ai tha se Rahoveci me plotë të drejtë konsiderohet si kryeqyteti i bujqësisë në Kosovës. Puna dhe angazhimi i të gjithëve ka ndikuar që ky vend të ndryshojë për të mirë.

 Qeveria e Republikës së Kosovës, është pranë juve dhe ju mbështet me të gjitha potencialet që keni, tha kryeministri Thaçi. Prej 3.200 hektarëve të vreshtarisë në Kosovë mbi 90 për qind shtrihen ne rajonin e Rahovecit dhe të Suva Rrekës. Me këtë punë dhe angazhimin e juaj ju keni dhënë identitet edhe Rahovecit, edhe Kosovës si prodhues i verave kualitative, tha kryeministri Hashim Thaçi.
Më tutje ai theksoi se Qeveria e Kosovës edhe më here ka pas marrëveshje me shoqatën e vreshtarëve të Rahovecit dhe se kabineti të cilin e udhëheq me sukses ka kryer obligimet që ka pasur karshi vreshtarëve në të kaluarën. Në të ardhmen Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të investoi edhe më shumë në sektorin e bujqësisë dhe në ekonomi dhe për krijimin e vendeve të reja të punës, në edukim dhe në shëndetësi.

Një nga prioritet nacionale e Qeverisë së Kosovës, edhe tani edhe në ardhëm do të vazhdojë të jetë bujqësia. Qëllimi i vizitës tonë është që të bashkëbisedojmë me ju dhe shohim se çka duhet të bëjmë ne si Qeveri për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë, vreshtarisë dhe pemëtarisë në Kosovë. Dua t'ju tregojë se duke u nisur nga gjitha parametrat që jemi nisur ne si Qeveria e Kosovës do të vazhdojmë që të fokusohemi në të gjitha përgjegjësi që i kemi, prandaj unë dëshirojë të konfirmojë zotimin e tim të mëhershëm që për çdo hektar të mbjella me vreshta dhe ai që prodhon Qeveria e Kosovës do të vazhdon të kompensoi çdo anëtar jo me 500 Euro sa ka qenë më here, por me 1.000 Euro për hektar. Përfitues së këtyre mjeteve do të jenë të gjitha vreshtarët e Republikës së Kosovës. Këto mjete do të jenë edhe një stimulim edhe më i fuqishëm për ju dhe këto mjete do të mirën në 2 pjesë. Pjesa e parë do të paguhet në muajin maj, ndërsa pjesa tjetër gjatë kohës së vjelljes së rrushit.

0 comments:

Post a Comment

 
Top