Edhe në Kamenicë u shënua 21 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Personave me sindromin DOWN
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromin Down,grupi i grave të Kamenicës, në bashkëpunim me koordinatoren e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut -Ma.Sc.Nazmije Demolli-Kastrati , i kanë vizituar dy shkolla fillore. Shkollën fillore “Fan Noli” në Kamenicë ,si dhe Sh.f “Metush Krasniqi” në Roganë, në të cilat shkolla ekzistojnë klasat e bashkangjitura me nxënës me nevoja të veçanta, e prej tyre edhe nxënës të prekur nga ky sindrom.
Edukatoret, Hazbije Kallaba(Roganë) dhe Safete Musliu(Kamenicë) janë mjaft të përkushtuara në punën e tyre specifike që e bëjnë, duke theksuan .”se vërtetë është vështirë të punohet me këta fëmijë dhe duhet kujdes i veçantë për ta, gjë që vullneti ynë nuk ka munguar dhe nuk do të mungoj për asnjë qastë në përmirësimin e gjendjes së këtyre fëmijëve dhe përfitimin e njohurive të tyre edukativo-arsimore”. Grupi i Grave të Kamenicës në bashkëpunim me NJKDNJ-në, ka ndarë një shumë prej 150 € me të cilat janë blerë mjete të konkretizimit për dy klasat si: fletore, blloka vizatimi , ngjyra, letër me ngjyra, letër të bardhë, lapsa, lapsa kimik, vizore, goma, makina, dhe mjete të tjera të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve mësimore.
Ma.Sc.Nazmije Demolli Kastrati, foli për historikun e kësaj dite që në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 21 marsin si Dita Ndërkombëtare e Sindromes Down.Në fjalën e vet Nexhmije Kallaba, theksoi: Që të jetojnë të shëndetshëm, të pavarur dhe ti shërbejnë komunitetit ashtu si çdo individ tjetër, personat e prekur nga Sindroma Down duhet të ndihmohen me anë të terapive për të pasur një zhvillim sa më të suksesshëm. Realizimin e terapive të duhura, aktivizimi i tyre në shoqëri, shfrytëzimi i të drejtës së plotë të arsimimit në shkolla publike e deri në kryerjen e arsimit të lartë, faktet tregojnë që personat me Sindromen Down ja dalin me sukses. Mesazhi i znj. Ibadete Ahmetaj-kryesuese e Grupit të Grave të Kamenicës ishte: “Të gjitha institucionet publike të marrin hapa konkretë me qëllim përmirësimin e situatës aktuale, gjithmonë duke mbrojtur interesin më të lartë të fëmijëve.Fëmijëve duhet ti sigurohen shërbimet adekuate pa diskriminime, përkrahje familjeve, t’i sigurohet e drejta për arsim, shëndetësi dhe mirëqenie, sepse të gjithë fëmijët meritojnë mirëqenie, përkujdesje dhe dashuri pa dallime.
0 comments:
Post a Comment