Debatin  me qytetarë   e udhëhoqi   kryesuesi i Kuvendit komunal ,Bajram  Dërmaku ,i cili e arsyetoi  para qytetarëve të pranishëm dhe  kryetarëve të  Këshillave Lokale  qëllimin e këtij debati.

Në debat ishte i  pranishëm  edhe kryetari i komunës, Begzad   Sinani, i cili në fjalën e tij ushpreh : “Ideja për të  t’u  bërë ndryshime  në statutin  e komunës  është  e  imja, nisur  nga përvoja ime paraprake  dhe bazuar në  domosdoshmëria e tanishme ,  se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik   përderisa vetëm një zyrtar  të merret me ketë  çështje.

Duhet të veproj një ekip ,duhet të ekzistoj  një adresë për investitorët e donatoret e ndryshëm , se ku mund të drejtohen ata, e me kënd  duhet të  bashkëpunojnë. E jo gjithherë t’i drejtohen kryetarit të komunës”. Komuna  e Kamenicës   ka resurse të pa shfrytëzuara ,por  duhet një aktivitet  dinamik  për t’i motivuar  investitorë  nga diaspora  jonë e qoftë  të tjerë. “Prandaj,  kemi  propozuar  për  ndryshime në statutin komunal , jo shtimin e drejtorive ,as të punësuarve “ u shpreh kryetari  Sinani. Propozimet   janë  për emërtimin e  këtyre drejtorive: Drejtoria  e Ekonomisë,  Zhvillimit dhe Diasporës , Drejtoria  Shërbimeve Publike ,Ambientit  dhe   Inspektorati .



Për  Drejtori në e inspektoratit  u tha  se  nuk e kishte  arsyetuar  ekzistimin  si drejtori e  veçantë. Me diskutime u paraqiten edhe  qytetarë : Ramadan Ajvazi, i mbështeti  ndryshimet e parapara , unë disa herë edhe kam  dhënë idenë që edhe ekspert të e ndryshëm  nëse duan të kontribuojnë në çështjen e zhvillimit ekonomik për ta ndihmuar  komunën  duhet të kuqën vullnetarisht“. Ndërsa  Fadil Kastrati, tha  :Ndryshimet  qenkan të qëlluara , kurrë nuk duhet harruar kontributin  që e ka dhen diaspora, prandaj nëse  duan të investojnë   duhet ta din adresën se ku  duhet të  orientohen për të bërë investime .Me diskutime u paraqiten   Astrit Demolli, Asllan  Dermaku etj.  Kryetari tregoi se ka   të interesuar për të investuar  , s pari përmendi , pendën e Kremenates, si dhe  në  fusha të ndryshme . Njëzëri  u aprovua  nga të pranishmit  propozimi   për ndryshime   në statutin e komunës .

0 comments:

Post a Comment

 
Top