Ka qenë e tensionuar situata mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë edhe në Këshillin e Sigurisë në OKB. Ambasadorja amerikane Samanta Pauer i është afruar e zemëruar kolegut të saj rus Vitali Çërkin duke i thënë se Rusia është një hajdute refereuar aneksimit të Krimesë.

Ky i fundit pasi i ka kërkuar që të largohet e ka kërcënuar se do të ndërpresë bashkëpunimin dhe për dosje të tjera. Pauer e ka cilësuar Rusinë si hajdute tokash ndërsa Cërkin shtoi se delegacioni amerikan në mënyrë kategorike nuk duhet të ofendojë vendin e tij nëse synon që të vazhdojë bashkëpunimi në Këshillin e Sigurisë dhe për cështje të tjera. Ambasadorja amerikane u largua nga salla sapo e mori fjalën homologu i saj rus.(botasot)

0 comments:

Post a Comment

 
Top