Në një incident të armatosur në Pejë, dy persona kanë mbetur të vrarë, kurse 6 të tjerë janë plagosur, bëjnë të ditur burime të Telegrafit nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Xhevat Ibraj, më heret ka konfirmuar për Telegrafin se në qendër të qytetit të Pejës (te Hotel Gold) ka ndodhur një incident me armë zjarri.

Ibraj ka theksuar se deri më tani nuk ka të vdekur dhe se njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

0 comments:

Post a Comment

 
Top