Organizata jo qeveritare ”NOPM” në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore dhe përfaqësues te shkollave “Fan Noli” dhe “Desanka Maksimoviq” të Kamenicës, ka organizuar një vizitë " Dyer të Hapura" në gjykatën themelore të Kamenicës, dhe kanë njohur nga afër nxënësit me punën specifike të autoriteteve gjyqësore dhe funksionimin e institucionit .
Me këtë rast , nxënësit i ka pritur gjykatësja Valbona Dërvodeli si dhe Lulavere Basha administratore e gjykatës .Gjykatësja Dërvodeli ka shpjeguar nxënësve se si zhvillohet një seance gjyqësore si dhe rolin e gjykatës ne drejtësinë e Kosovës. “ Unë si gjykatëse deri me tani jam munduar gjatë gjykimit ti përmbahem ligjit, si masa ndëshkuese ne kemi shqiptuar dënime , mirëpo unë sot jam e ndier e privilegjuar qe pata rastin te jem me ju dhe besoj se ne të ardhmen me disa nga ju do jemi edhe koleg në këtë profesion “, ka thënë Dërvodeli. Nxënësit së bashku me Gjykatësen dhe Administratoren kanë vizituar : departamentin e përgjithshëm , zyrën qendrore për menaxhimin e lëndës, Arkivin,sistemin e sigurisë, sallën e gjykimeve, zyrët e gjyqtarëve si dhe sallën e kolegjiumit.
Ne fund të vizitës nxënësit dhe të pranishmit i kanë parashtruar një mori pyetjesh Gjykatëses Dërvodeli, lidhur me rolin dhe detyrat e të gjithë pjesëmarrësve ne seancë: Gjykatësit,prokurorit,sekretares juridike, avokatit, nxënësit u ndanë të kënaqur me vizitën e organizuar duke përfituar njohuri nga kjo vizitë. Kjo vizitë u organizua në kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
0 comments:
Post a Comment