Drejtori komunal i Arsimit Agim Shkodra me qëllim të masovitetit të tubimit paraelektoral të kryeministrit dhe kryetarit të PDK-së i cili u mbajt të dielen më 04.05.2014, i therret të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës dhe prej të cilëve kërkon që të marrin pjesë në tubimin e së dieles duke Ii mashtruar ata se do të ketë takim pune me kryeministrit, dhe prej të cilëve kërkon që ti ftojnë të gjithë punëtorët arsimor.
Njejtë veproi edhe ushtruesi i drejtorit të Shtëpisë së Shendetit në Kamenicë Rabit Dërmaku i cili punëtorët shëndetësor i fton të marrin pjesë në takim me kryetarin e Komunës. Ndërsa ftesa publike e deges së PDK-së ka qenë se do të mbahet tubim i degës së PDK-së me struktura të Degës së PDK-së.
Kësaj ftese mashtruese nuk i shpëtuan as shërbimi i zjarrfikjes ku atyre iu tha se do te ketë takim shëbimi i zjarrëfikjes dhe policia e Kosovës me Kryeminsitrin Thaçi.
Disa prej këtyre të ftuarëve pasi që shkuan në këtë “takim” e kuptuan se ishin të mashtruar nga eprorët e tyre u kthyen dhe nuk morën pjesë në këtë tubim partiak. Do të thotë sejcli mashtroi në mënyren e vet.
Dega e LDK-së këtë veprim e konsideron si veprim të ulët politik dhe presion ndaj punëtorëve arsimor, shëndetësor dhe shërbyesëve civil të cilët më së paku duhet duhet të jene të politizuar. Kjo dëshmon së kjo udhëheqje është vënë në shërbim të partisë e jo në shërbim të qytetarëve.
0 comments:
Post a Comment