Ish kreu i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli nuk ka asnjë informacion nga EULEX-i se ka pasur seancë këtë të marte. Trupi gjykues të martën ishte në Gjilan, por gjykimi nuk është mbajtur në mungesë të Shaip Surdullit. Surdulli tha për rajonipress e kundërshtarët politik, sidomos Begzad Sinani me ekipin e tij kanë qenë kujdestarë gjatë tërë mandatit tim dhe kanë bërë shpifje dhe denoncime “anonime” për ta penguar punën e mirë që e ka bërë ish qeverisja e komunës.

Një trup gjykues i EULEX-it i kryesuar nga Jenifer Sill dhe nga përfaqësuesi i aktakuzës Blerim Isufi të martën u paraqitë në Gjykatën Themelore në Gjilan, por jo edhe Shaip Surdulli.
Surdulli tha për rajonipress se nuk e ka asnjë informacion për aktakuzën e EULEX-it dhe realisht s`ka pasur as ftesë për seancën e së martës.”Krejt çka kam dëgjuar janë mjetet e informimit sepse unë nuk kam pasur ftesë zyrtare. undërshtarët politik, sidomos Begzad Sinani me ekipin e tij kanë qenë kujdestarë gjatë tërë mandatit tim dhe kanë bërë shpifje dhe denoncime “anonime” për ta penguar punën e mirë që e ka bërë ish qeverisja e komunës” tha Surdulli.

Sipas Surdullit një ndër shpifjet e Begzad Sinanit me ekipin e tië shpifës që tani i ka pranuar në pozita të larta në administratën komunale, ka qenë edhe për projektin e pastrimit të lumit “Kriva Reka” në Kamenicë.”Për këtë rast qysh në vitin 2012 u pata thirr në bisedë hetimore nga policia kundër krimeve ekonomike në Gjilan, kurse menjëherë pas zgjedhjeve komunale të 1 dhjetorit 2013 me thirrje nga prokuroria e Gjykatës Themelore në Gjilan, kam qenë për të dhënë deklaratë në këtë prokurori. Unë nga prokuroria nuk kam pranuar kurrfarë aktakuze e mos të flasim për thirrje për gjykatë dhe jam shumë i sigurt se nuk ka fare bazë për aktakuzë ndaj meje sepse unë kam punuar në mënyrë të ndershme dhe profesionale. Edhe për personat tjerë nuk ka bazë për keqpërdorime dhe tek e fundit edhe nëse është ngritur ndonjë aktakuzë nga prokuroria themelore apo e EULEX-it gjykata pas shqyrtimit të këtij rasti do të shpall pafajësi për të përmendurit” tha Surdulli./rajonipress/

0 comments:

Post a Comment

 
Top