EULEX-i kontakton Surdullin, akuzohet për 384 euro
Ish kryetar i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës (EULEX) për "shpërdorim të detyrës zyrtare", duke e dëmtuar buxhetin e Komunës së Kamenicës për 384 euro. Jenifer Sill kryetar i trupit gjykues është dashur ta shtyjë seancën për datën 30 maj pasiqë Surdulli nuk ka pasur ftesë me kohë për këtë seancë. Vet Surdulli thotë se kjo akuzë është rezultat i Begzad Sinanit i cili edhe gjatë fushatës së fundit është marrë shumë me punën time.
Gjykimi kundër ish kryetar të Komunës së Kamenicës Shaip Surdullit nuk ka filluar fare këtë të marte pasiqë vet i akuzuari nuk kishte pasur ftesë zyrtare për paraqitje në gjykatë. Kjo ka ndikuar që kryetari i trupit gjykues të EULEX-it, Jenifer Sill ta shtyjë seancën për datën 30 maj 2014 raporton rajonipress.
Në aktakuzën që e ka siguruar rajonipress të ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës kundër Shaip Surdullit ish kryetar i Kamenicës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se më 10 janar 2011, në cilësinë e personit zyrtar, kryetari i Kamenicës në dëm të buxhetit të Kamenicës ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke nxjerrë një vendim për kompensimin e shpenzimeve për udhëtim zyrtar jashtë Kosovës për zonjën Hanife Surdulli, bashkëshortja e të pandehurit e cila me datën 17 janar 2011 ka udhëtuar së bashku me delegacionin nga Kamenica, për në Gjermani në një vizitë kompanisë “Fritz Schafer Gmbh” që merret me riciklimin e mbeturinave edhe pse e njëjta nuk ka qenë pjesë e administratës komunale në Kamenicë gjatë vitit 2011 dhe nuk është pjesë e kësaj administrate as tani, duke e dëmtuar kështu buxhetin e Komunës për shumën prej 384.11 euro me çka ka kryer veprën penale “shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit”.
Por, Shaip Surdulli i cili ndihet i befasuar se si EULEX-i nuk ka arritur ta kontaktojë edhe pas ngritjes së aktakuzës thotë se ky rast është pjesë e delegacionit të komunave të Kosovës për të vizituar në vitin 2011 kompaninë gjermane dhe në përbërje të delegacionit kam qenë unë nga Kamenica dhe ish kryesuesi i Kuvendit Enver Mavriqi, Hysen Jerliu ish drejtor për shërbime publike dhe bashkëshortja ime Hanife Surdulli.
Shpenzimet e udhëtimit i ka mbuluar ndoshta GIZ me kompaninë gjermane që na ka ftuar. “Kemi qëndruar tri ditë pastaj unë me bashkëshorten time kemi vazhduar vizitën familjare në Gjermani dhe te djali në Zvicër me buxhet vetanak. Akuzohem pse gruaja ka qenë në përbërje të vizitës e cila ka shpenzuar 387 euro nga buxheti komunal”.
Surdulli tha se inicimin e rastit e ka bërë Begzad Sinani me disa pjesëmarrës të tjerë i cili edhe në fushatën zgjedhore për zgjedhjet komunale 2013 e ka reklamuar rastin.
“Ndërkaq unë tani për herë të parë po e bëjë publik një rast të keqpërdorimit flagrant të Begzad Sinanit gjatë mandatit 2008 - 2009 i cili i ka shpenzuar 4000 euro në një vizitë zyrtare në qytetin Delemonte të Zvicrës me bashkëshorten e vet dhe Fatmir Matoshin gjithashtu me bashkëshorten e vet të cilin tani e ka nënkryetar komune. Unë jam i sigurt se edhe në këtë rast do të triumfojë drejtësia sepse me përgjegjësi morale e njerëzore e them se kam punuar ndershmërisht, profesionalisht dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Kamenicës. Puna ime ka qenë transparente dhe e orientuar në një fushë që Kamenica të duket qytet evropian dhe i ndërtuar në baza të shëndosha” tha Surdulli.
Surdulli tha se të martën ka dështuar seanca sepse ai nuk ka pasur ftesë zyrtare nga EULEX-i. “EULEX-i më ka kontaktuar tek të martën rreth orës 10.00 dhe unë u tregova se nuk kam thirrje. Atëherë trupi gjykues vendosi që seanca e radhës të mbahet më 30 maj 2014” tha Surdulli./rajonipress/
0 comments:
Post a Comment