OJQ-ja “NOPM” ka organizuar tryezën e parë të rrumbullakët me temën “ Rëndësia e formimit të komiteteve konsultative”
Në kuadër të projektit ” Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit” , te financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës (SHBA) , OJQ-ja “NOPM” ka organizuar tryezën e pare te rrumbullaket me temën “ Rëndësia e formimit te komiteteve konsultative”. Pjesëmarrës ne këtë tryeze kane qenë këshilltarët e Kuvendit komunal dhe zyrtaret komunal.
Drejtoresha ekzekutive e OJQ-së, Besime Tusha ka informuar pjesëmarrësit me qëllimin dhe rendësin e këtij projekti e ne veçanti , rolin si dhe promovimin e punës të komiteteve konsultative.
Kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku theksoi se është e rëndësishme dhe e veçante formimi i komiteteve konsultative, vullneti nuk na mungon mirëpo na mbetet te përcaktohemi për numrin e komiteteve, si dhe buxhetin për këto komitete . “ Pjesëmarrja e qytetareve, shoqërisë civile dhe eksperteve ne komitete jo obligative do te na lehtësoj punën kuvendareve pasi qe kërkesat na vijnë te përgatitura ,unë do te kem konsulta edhe me grupet parlamentare dhe pres përkrahje nga te gjitha grupet parlamentare “, ka thënë Dërmaku.
Filloreta Rexha, këshilltare e Kuvendit Komunal ka thëne se shumica e këshilltarëve janë për here te pare ne kuvend , jo te gjithë këshilltarët janë profesionistet e fushave te caktuara prandaj për ne formimi i komiteteve konsultative është shume i rëndësishëm .
Avni Hoda ,përgjegjës i zyrës ligjore shprehet se ligji i jep te drejtën Kuvendit për themelimin e komiteteve konsultative , mirëpo vendimi për formimin e komiteteve do te këtë implikimin buxhetor kurse per këshilltarët nuk kërkohen me ligje te jene profesional , ndërsa anëtarët e komiteteve konsultative sipas ligjit dhe udhëzimit administrativ nr.2008/10, duhen te jene profesional.
Po në këtë tryeze kontributin e tyre e dhanë : Sylejman Morina, Azemine Maliqi, Ibadete Ahmetaj,etj. Ne fund të tryezës dolën konkluzionet dhe rekomandime të përbashkëta për pjesëmarrjen e grave ne këto komitete dhe propozime për formimin e tri komiteteve konsultative ne komune.
Këtë projekte e ka mbështetur dhe financuar Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës(SHBA), Programi i Granteve të Vogla te Komisionit për Demokraci - në kuadër të projektit ” Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit”.
0 comments:
Post a Comment