Konfiskohen 30 telefona mobil në pikëkalimin e Jarinjës
O
ficerët doganorë, gjatë kontrollit rutinor të veturave, në pikëkalimin e Jarinjës, arritën të gjenin 30 telefona mobil, në automjetin i cili transportonte gazetat ditore.
Automjeti i drejtuar nga një shtetas i Serbisë transportonte gazetat ditore, ku pas kontrollit të oficerëve doganor u gjet një thes i fshehur në mes gazetave.
Pas hapjes u gjetën 30 copë telefona mobil të llojit Samsung, vlera e telefonave e të cilëve llogaritet rreth pesëmijë euro.
Sipas një komunikate të Doganës së Kosovës, vetura është kontrolluar në detaje por nuk është gjetur diçka me tepër.
Sasia e telefonave është konfiskuar, kurse pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore.
0 comments:
Post a Comment