Me rastin e 9 Majit ditës së Evropës,Shefi i Zyres për Integrime Evropiane në Kamenicë, Zijadin Thaçi, ftonë të gjitha autoritetet relevante të nivelit komunal që me përkushtim të punojnë në kryerjen e detyrave dhe arritjen e vlerave Evropiane,më qellim të zbatimit të Planit të Veprimit për Marveshjen e Stabilizim Asocimit.
Më 9maj 1950,Robert Schuman prezantoi propozimin e tij mbi krijimin e një Evrope të organizuar, si detyrim për ruajtjen e mardhënieve paqësore mes vëndeve.Ky propozim i njohur si Deklarata e Schumanit,konsiderohet të jetë fillimi i krijimit të asaj që sot quhet Bashkimi Evropian.
Cdo gjë filloi atë ditë.Kjo është arsyeja që në Samitin e Milanos të udhëheqësve Evropian në vit.1985, u vendos që 9 Maji të festohej si Dita Evropiane.
Sot 9 Maji është kthyer në simbolin e Evropës, si Dita Evropës e cila së bashku më hymnin, flamurin,moton dhe monedhen e përbashkët(euro) janë kthyer në simbole identifikuese te entitetit politik të Bashkimit Evropian.
Dita Evropës është ditë festimesh dhe aktivitetësh të cilat i bashkojnë shumë qytetarët dhe popuj Evropianë.
Motoja e kësaj deklarate ishte të ndertojmë nji Evropë që rrespekton Lirinë dhe Identitetin e gjithë Popujve që e përbëjnë atë.Vetëm me bashkimin e popujve te sajë Evropa mund te kontrolloj drejtimin e sajë dhe të luaj një rrol pozitiv në botë.
Bashkimi Evropian është në shërbim të qytetarve të vet, run vlerat e veta specifike,zakonet dhe gjuhën, qytetarët Evropian duhet të ndihen rehat në shtëpinë e përbashkët evropiane,sepse vlera e Evropës është “UNITET NË DIVERZITET’’
0 comments:
Post a Comment