Organizata jo qeveritare ”NOPM” në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore dhe përfaqësues te shkollave “Fan Noli” dhe “Desanka Maksimoviq” të Kamenicës, ka organizuar vizitë " Dyer të Hapura" në gjykatën themelore të Kamenicës, dhe kanë njohur nga afër nxënësit me punën specifike të autoriteteve gjyqësore dhe funksionimin e institucionit .
Gjatë kësaj vizite nxënësit i ka shoqëruar, gjykatësja Valbona Dërvodeli si dhe Lulavere Basha administratore e gjykatës .Gjykatësja Dërvodeli, ka informuar nxënësit lidhur me rolin dhe detyrat e gjykatës, si zhvillohet një seancë gjyqësore . “Qëllimi i vizitës gjykatës nga ana e nxënësve është shumë e qëlluar duke marre parasysh se kjo ua mundëson qe nxënësit te njoftohen drejtpërdrejte me ambientin e gjykatës,rrallë here ju jepet mundësia nxënësve ta vizitojnë gjykatën, te marrin njohuri lidhur me procedurat , detyrat dhe rolin e gjyqësorit “ , ka thënë Dërvodeli. Nxënësit së bashku me Gjykatësen dhe Administratoren kanë vizituar : departamentin e përgjithshëm , zyrën qendrore për menaxhimin e lëndës, Arkivin,sistemin e sigurisë, sallën e gjykimeve, zyrët e gjyqtarëve si dhe sallën e kolegjiumit.
Ne fund të vizitës nxënësit dhe të pranishmit i kanë parashtruar një mori pyetjesh Gjykatëses Dërvodeli, lidhur me rolin dhe detyrat e të gjithë pjesëmarrësve ne seancë: Gjykatësit,prokurorit,sekretares juridike, avokatit, nxënësit u ndanë të kënaqur me vizitën e organizuar duke përfituar njohuri nga kjo vizitë. Kjo vizitë u organizua në kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
0 comments:
Post a Comment