Nexhmie Kallaba i bashkohet AKR-së
Degës së AKR-së në Kamenicë i është bashkuar ish nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, anëtarja e kryesisë së LDK-së. Nexhmie Kallaba. Ajo ka një ekspierencë të madhe në angazhimin e saj politik, pesë vite ka qenë nënkryetare e Komunës së Kamenicës dhe kontribuese e madhe në gjithë zhvillimin e Komunës së Kamenicës. Ajo është një ndër zërat më të fuqishëm të angazhimeve për barazinë gjinore në Kosovë, thotë kryetari i AKR-s në Kamenicë, Fatmir Matoshi.
“AKR është mjaft e nderuar që sot na është bashkuar zonja Kallaba, AKR do të jetë shtëpia e saj, dhe ardhjet e këtilla na bëjnë të besojmë se jemi në rrugë të drejtë dhe po përfaqësojmë interesin e qytetarëve në mënyreë dinjitoze. Do të punojmë së bashku me zonjën Kallaba që Kamenica të jetë më e zhvilluar në të gjitha aspektet” tha Matoshi.
Ndërsa Nexhmije Kallaba tha se është e përkushtuar të vazhdojë të jep kontributin e saj për të mirën e komunës dhe qytetarëve të saj.
"Këtë tanimë më së miri mund ta bëj përmes AKR-së. Zhvillimi ekonomik I Kosovës duhet të jetë në top agjendën e qeverisë së ardhshme dhe nuk ka dyshime se AKR përfaqëson alternativëmn më të mirë për këtë qështje. Jam mbështetëse e fuqishme e idesë së Presidentit Pacolli që autostrada të vijë te “Dheu i Bardhë” për ti dhënë rastin e zhvillimit edhe kësaj pjese të Kosovës” tha Nexhmie Kallaba me rastin e aderimit./2lonline/
0 comments:
Post a Comment