Ne kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi  i pjesëmarrjes  së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”,  është mbajtur  tryeza e rrumbullaket mbi informimin publik  me përfaqësuesit e Gjykatës Themelore te Kamenicës, anëtarë te shoqërisë civile, avokat, organizata te rinjve, grupi i grave, media lokale dhe qytetare.

Besime Tusha , projekt menaxhere në fillim të tryezës ka njoftuar të pranishmit lidhur me rendësin dhe realizimin e këtij projekti .Qëllimi kryesor është që ti mundësohet qytetarëve, veçanërisht atyre jo shumicë, shoqërisë civile, dhe grupeve të interesit, të ndërtojnë një qasje demokratike sa i përket të drejtave në lidhje me sistemin e drejtësisë, dhe të informohen me punën e gjykatës, qëllim tjetër është informimin i publikut dhe zbatimin e të drejtave pronësore, gjithashtu qasjen e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e njohurisë për komunitetet jo-shumicë në lidhje me të drejtat e tyre pranë Degës së Gjykatës Themelore në Kamenicë,ka thënë Tusha.

Ndërsa, Zijadin Spahiu, përgjegjës i gjykatës themelore dega në Kamenicë, ka thënë se sa i përket informimit e jemi te centralizuar per shkak te reformimit te gjykatave, ku me kete rast zyrtari për informim gjendet ne gjykatën themelore ne Gjilan, gje qe eshte shume e nevojshme qe ta kemi edhe ne komunen e Kamenices, gjithashtu gjate javës ne i kemi dy ditë te hapura për qytetaret , ne korridorin e gjykatës e kemi vendosur një monitor ku qytetaret njoftohen për mbajtjen e seancave, tabelat dhe broshurat si dhe formularët te cilët plotësohen për çdo vizite qe i behet gjykatës.
Burim Shala, gjykatës ,shprehet se qytetaret interesohen me shume për te drejtat, e jo për procedurat , publiku ka nevoje te informohet për te drejtat materiale si dhe te informohen për te drejtat e tyre si dhe pronën .

Sylejman Morina ,zyrtar i informimit ndër te tjerat tha se komuna dhe gjykata kanë problem sa i përket adresave te sakta te vendbanimeve te qytetareve te komunës sonë, dërgesat dhe shkresat shume herë kthehen mbrapa se pse adresimi i tyre nuk  është i saktë, mos emërimet e shumicës të rrugëve dhe lokaliteteve te banuara.
Administratorja e Gjykatës Lulavere  Basha thotë se shumë shpejtë gjykata themelore dega ne Kemenicë, do të këtë webfaqen e vetë ku qytetaret do te informohen për procedurat dhe te drejtat e tyre , si dhe do të kenë mundësinë të informohen për punën e gjykatës përmes webfaqes .
Në këtë tryezë kontributin e tyre e dhanë: Rexhep Hasani, Shkelzen Krasniqi, Gazmend Mavriqi, Ibadete Ahmetaj etj.

Ne fund të tryezës  dolën konkluzionet dhe rekomandime të përbashkëta lidhur me informimin e publikut . Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi  i pjesëmarrjes  së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve  për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

0 comments:

Post a Comment

 
Top