Shkruan : Refik HASANI
Sipas rezultateve nga KQZ-së, të çertifikuara nga zgjedhjet e 8 qershorit, Anamorava do të përfaqësohet me dhjetë deputet pa llogaritur deputëtë të minoriteteve nga ky Rajon . Kërkojm dhe presim që këto deputetë të lënë me një anë inatet dhe përkatësit partiake dhe që përfundimisht në legjislaturën e pestë të parlamentit të Kosovës vërtet të jen zëri dhe dhe të përfaqësojn njëmendë Rajonin e Anamoravës i cili është lënë pas dore . Këta deputet të posa çertifikuar të formojn një grup jo formal të deputetëve nga Anamorava . Bashkarisht jo vetëm në seanca parlamentare të Parlamentit por edhe në instanca tjera si Komisione Parlamentare duhet t’na përfaqësojn dhe të ndikojn në investim . Sot Gjilani dhe Anamorava asnjë rrugë nuk e ka si rajonet tjera të Kosovës . Të shkosh prej Gjilanit deri në Prishtinë edhe pse distanca është 45 km,na duhen gati një orë e një zetë minuta. Nuk është më mirë as për në Ferizaj . Mos të flasim si të arrihet prej Kamenice , Bujanoci e Presheve rruga që përmesë Gjilanit vazhdohet për Prishtinë, Ferizaj e Detin Shqiptarë . Investimi në Anamoravë njëkohësishtë është përkrahje dhe investim në trekëndshin kufitarë Gjilan –Preshevë - Kumanovë . Nga ky rajon duhet të ketë përfaqësim në dikastere të ministrive . Anamorava ka mbetur e anashkaluar në investime dhe në kuadro . Ky trekëndësh rajonal është duke pësuar humbje , kemi ngecje të shumta në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm dhe çështje tjera siç është lidhja me nyjën e rrugës së kombit për në detin Adriatik Shqiptarë .
Ne, Gjilani ballafaqohemi me moqalin e ujrave të zeza dhe Lumin Mirusha i cili për një dekadë e gjysmë nuk është përfunduar . Universiteti publik i Gjilanit në vendë që të hapet i pari pas Universitetit publik të Prishtinës ka filluar së punuari i fundit . Ne kemi rrugë të rendit të tretë dhe katër në mesë qëndrave Komunale të Anamoravës dhe trekëndëshit kufitarë e mos të flasim për përfaqësime në nivele Qendrore .
27 Qershor 2014
Autori është publicist i pavarur dhe ka përfunduar studimet post-diplomike Master i Ekonomisë .
0 comments:
Post a Comment