Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se nëse tri partitë politike që kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje pajtohen me kushtet e VV-së, atëherë do ta votojnë Ramush Haradinajn si kandidat të përbashkët për kryeministër.

“Ne nuk votojmë njerëz, por votojmë politika. Nëse merremi vesh për çështjen e dialogut, privatizimit dhe çështjet tjera që ka shtruar VV-ja, ne do ta votojmë cilindo kandidatë që e kanë nominuar këto tri subjekte politike dhe nuk mund të ndërhyjmë në këtë pjesë”, ka thënë ai.
Ndërsa sa i përket asaj se kush do të ishte më i përshtatshëm si kandidat për kryeministër nga cila parti, Molliqaj ka thënë se në rregull do të ishte nëse LDK-ja si subjekt më i madh ta dominonte kryeministrin.
“Ajo që më është shtruar si pyetje është se a ka qenë në rregull nominimi i Haradinajt për kryeministër, ndërkaq unë kam thënë se logjike e gjërave do të ishte që subjekti më i madh në këtë marrëveshje ta kishte kryeministrin, porse marrëveshjet lejojnë edhe gjëra të tilla dhe është çështje e tri subjekteve politike që e kanë nominuar Haradinaj, për kryeministër. Pra, ne nuk kemi problem me marrëveshjen e tyre, por vetëm kam dhënë një interpretim se si do të duhej të ishte”, ka thënë Molliqaj.

0 comments:

Post a Comment

 
Top