Sipas një studimi të publikuar në gazetën The Telegraph, tërë sistemi imunitar i një personi mund të rinovohet duke agjëruar për të paktën tre ditë gjatë agjërimit.
Agjërimi i shkakton trupit nisjen e prodhimit te qelizave të reja e bardha të gjakut. Sipas studimit në fjalë, agjërimi për të paktën tre ditë mund të rigjeneroj të gjithë sistemin imunitar, madje edhe tek të moshuarit.
Disa dietolog më parë kanë kritikuar dietat e agjërimit se mund të shkaktojnë dëmtime në shëndet por sipas studimit të ri thuhet se në trupin e uritur (gjatë agjërimit) fillon prodhimi i qelizave të reja të bardha të gjakut, të cilat luftojnë infenksionet.
Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë Jugore thonë:
Zbulimi mund të jetë i dobishem veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga dëmtimi sistemit imunitar, si pacientët me kancer në trajtim me kimioterapi.
Ajo gjithashtu mund të ndihmojë të moshuarit të forcojnë sistemin imunitar i cili bëhet më pak efektiv për shkak të moshës, duke e bërë të vështirë që të luftohen sëmundjet e zakonshme. Hulumtuesit thonë se agjërimi shkakton rigjenerim, e cila bën të mundur që qelizat embrionale të krijojnë qeliza të reja të bardha të gjakut, ne thelb këto qeliza janë rigjeneruese të gjithë sistemin imunitar.
“Kjo i jep ‘OK’ qelizave staminale për të shkuar përpara dhe për të filluar rindërtimin e të gjithë sistemit”, tha Prof Valter Longo, Profesor i Gerontologjisë dhe të Shkencave Biologjike në Universitetin e Kalifornisë.
“Edhe një lajm i mirë është se trupi gjatë agjërimit i largon pjesët e sistemit që mund të jenë te dëmtuar apo të vjetra, pra, pjesët joefikase.
Tani, në qoftë se ju do filloni të agjëroni me një sistem të dëmtuar rëndë nga kimioterapia ose për shkak të plakjes, ciklet e agjërimit mund të gjenerojnë një sistem të ri imunitar”, thotë Dr. Longo.
0 comments:
Post a Comment