Lenjani i Karaçevës, i zhgënjyer nga institucionet, i drejtohet ambasadorëve të Quintit
Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë thotë për rajonipress se është i detyruar që t`i shkruaj letër publike Samuel Zhbogarit dhe shteteve të Quintit për të kërkuar prej tyre ndërhyrjen në zgjidhjen e kontestit kufitar në Karaqevë. Policia e Kosovës ende nuk po patrullon në dy pikat kyçe ku ruhet territori shqiptar dhe kjo situatë e padefinuar e kufirit nuk ishte misioni as i NATO-së e as i BE-së përkujton Lenjani.
I zhgënjyer nga institucionet e Kosovës duke filluar nga presidenca, Parlamenti e Qeveria, Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë ka ndërmarrë një hap tjetër senzibilizues për t`i përkujtuar shtetet e Bashkimit Evropian se vija administrative në kufirin Kosovë – Serbi është ende “bombë” e kurdisur, raporton rajonipress.
Selver Lenjani për rajonipress tha se për muaj e vite të tëra është përkujdesur që të bind zyrtarët më të lart shtetëror që të sqarojnë njëherë e përgjithmonë kontestin kufitar në Karaqevë, por kjo nuk ndodhi as pas shumë premtimeve që morëm nga Jakup Krasniqi e zyrtarë tjerë qeveritar, deputet e ministra.
Lenjani tha se tani po e përgatit një “ofensivë” lobuese tek shtetet e Quintit dhe vet Samuel Zhbogar për t`i ftuar ata që sa nuk është bërë vonë të ndërmarrin hapat e duhur dhe ta zgjidhin problemin e vijës kufitare.”Unë i kam shkruar letër Samuel Zhbogarit dhe shteteve të Quintit dhe kam kërkuar prej tyre që policia e Kosovës të lejohet të patrullojë në dy rrugët kyçe në brendi të Kosovës dhe të mos pengohet nga xhandarmëria serbe”.
Lenjani e ka përkujtuar Zhbogarin se misioni i NATO-së dhe i Bashkimit Evropian nuk ishte që Karaqeva të mbetet e izoluar dhe në pasiguri të plotë. “Ne jetojmë para tytave të xhandarmërisë serbe dhe jetojmë e flemë në pasiguri totale dhe gjithnjë me frikën se do të ndodhë më e keqja” ka shkruar Lenjani në letrën e tij dërguar Zhbogarit.
Lenjani ka kërkuar edhe nga shtetet e Quintit që të kyçen në bisedimet rreth vijës kufitare dhe të bëjnë presion tek Qeveria serbe që mos t`i gllabërojë dhunshëm 11 mijë metra katror territor të Kosovës. “As ju të nderuar ambasador e diplomat ndërkombëtar nuk do të kishit lejuar që shteti i juaj të trazohet e pengohet nga një shtet fqinjë. Keni parasysh se ne kemi fëmijë, gra, pleq e të moshuar që kanë frikë të qëndrojnë në zonat kufitare dhe të jetojnë të lirë e të punojnë tokat e tyre lirshëm”, ka përkujtuar Lenjani.
0 comments:
Post a Comment