Kryetari i AAK-së në Kamenicë Lulzim Leci i cili është në koalicion me degën e PDK-së në këtë qytet tha se pavarësisht zhvillimeve në Prishtinë dhe koalicioneve të ndryshme, kjo situatë nuk do të reflektohet në Kamenicë në kontestin negativ.
Koalicioni LDK-AAK dhe NISMA ka “trazuar” koalicionet e ndryshme që janë zhvilluar në nivel vendi nëpër komuna.

Një situatë e tillë ishte reflektuar fillimisht edhe në Kamenicë ku dega e PDK-së kishte lënë të hapur mundësinë e prishjes së koalicionit me degën e AAK-në Kamenicë.

AAK në Kamenicë ka katër drejtori dhe një pozitë të lartë në kabinetin e Begzad Sinanit.

Por zhvillimet në Prishtinë nuk e brengosin Lulzim Lecin, kryetar i AAK-së në Kamenicë.

Leci tha se pavarësisht zhvillimeve që po ndodhin në Prishtinë, kjo situatë e re nuk do të reflektojë negativisht në koalicionin komunal në Kamenicë.

”Ne nuk kemi asnjë telashe me PDK dhe jemi duke punuar bashkërisht. Nuk ka asnjë sinjal se gjërat mund të përkeqësohen”, tha Leci.

Leci megjithatë tha se kjo mbetet në duart e Begzad Sinanit dhe të vet PDK-së, nëse janë të gatshëm ta vazhdojnë bashkëqeverisjen komunale.

“Ne kemi punuar mirë deri tani dhe po punojmë që Kamenica të zhvillohet. Relacionet politike mund të jenë të momentit sepse ne kur kemi hyrë në koalicion me PDK kemi qenë të përkushtuar që mos të bëjmë pazare të ndryshme, por të punojmë me sinqeritet dhe përgjegjshmëri institucionale” tha Leci. /rajonipress

0 comments:

Post a Comment

 
Top