Nazmije Demolli-Katrati, mori qmimin “Veteranja e Festivalit” ne Festivalin Folklorik Gjithkombetar “I kendojme lirise” qe u mbajt në Klinë më 5, 17 dhe 18 qershor, 2014

Në një organizim jashtzakonisht të mirë nën Patronatin e Kryetarit të Komunës së Klinës, z.Sokol Bashota në Klinë u mbajt Edicioni i 14 me rradhe i Festivalit Folklorik Gjithkombetar “I kendojme lirise” qe u mbajt me 5, 17 dhe 18 qershor, 2014. Në këtë festival moren pjese rreth 35 Ansamble, grupe folklorike dhe rapsod nga të gjitha Trevat Shqiptare.

Festivali kishte edhe Jurine Profesionale e cila ishte në këtë përbërje:
Sejmen Gjokoli, Kyetar i Jurisë
Ahmet Drguti, antarë
Haki Mulliqi, antarë

Në mesin e shumë pjesëmarrësve në mbrëmjen e tretë të këtij fëstivali, komunën tonë e përfaqësoi denjësisht Rapsodja e mirënjohur Nazmije Demolli Kastrati e cila me një paraqitje të mrekullueshme rapsodike u paraqit me këngën: “Halle e derte qenka jeta...” këngën të cilën e interpretoi me shumë emocion ku duartrokitjet e publikut nuk kishin të ndalur. Kryetari i jurisë z.Gjokoli para të pranishmëve potencoi se Çmimi i Veteranës i ndahet një rapsodeje e ajo është Nazmije Demolli – Kastrati e cila qysh prej fillimit të këtij festivali është rritur me festival duke e begatuar atë me një paraqitje të veçantë dhe mund të themi se Nazmija vërtetë është begatia e madhe e kulturës sonë kombëtare.

Mund të themi se Nazmija në çdo  festival që është paraqitur është nderua me qmime nga juritë profesionale gjë që qyteti yne, përkatësisht komuna e Kamenicës duhet të krenohet me njëartiste siç është Nazmija e cila gjithmonë komunën tonë e përfaqëson denjësisht duke sjell qmime të shumta në komunën tonë.

0 comments:

Post a Comment

 
Top