Vëzhguesit e zgjedhjeve nga   Bashkimi Evropian përfunduan misionin në Komunën e Kamenicës ,Novobërdës  dhe Ranillugut , ata tani  vëzhgojnë  QNR (Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve)

Bashkimi Evropian ka themeluar Misionin për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MBEVZ) për t’i vëzhguar zgjedhjet parlamentare që u mbajtën  më 8 qershor 2014 në Kosovë. Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve udhëhiqet nga Shefi i Misionit, Roberto Gualtieri, deputet në Parlamentin Evropian.

BE-ja ka përvojë të gjatë në vëzhgimin e zgjedhjeve në mbarë botën. Gjatë dhjetë viteve të fundit janë vëzhguar më së 100 palë zgjedhje sipas një metodologjie afatgjate standarde. Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve zhvillon analizë gjithëpërfshirëse të procesit të zgjedhjeve dhe vlerëson përputhshmërinë e tyre me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe ligjet vendore. Kjo analizë përfshin kornizën ligjore, punën e administratës zgjedhore, aktivitetet e fushatave të kandidatëve dhe partive politike, sjelljen e mediave, votimin dhe numërimin, procesin e ankesave dhe parashtresave dhe shpalljen e rezultateve.

Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve është organ i pavarur dhe neutral, mandati i të cilit është që ta vlerësojë procesin zgjedhor kundrejt standardeve ndërkombëtare për zgjedhje. Të gjithë vëzhguesit e BE-së duhet ta zbatojnë kodin e mirësjelljes së BE-së. Kjo është në pajtueshmëri me kodin e mirësjelljes që shoqëron Deklaratën për Vëzhgim Ndërkombëtar, të miratuar më 2005 në OKB. Kodi i BE-së përcakton, mes tjerash, se “vëzhguesit do ta ruajnë paanshmërinë e plotë gjatë kryerjes së detyrave të tyre dhe asnjëherë nuk do të shprehin anim apo preferencë në lidhje me autoritetet kombëtare, partitë, kandidatët apo përkitazi me çfarëdo çështje kontestuese gjatë procesit zgjedhor.”

0 comments:

Post a Comment

 
Top