Kanë përfunduar kursin dy mujor për rrobaqepsi 5 vajza nga Komuna e Kamenicës në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Bursës ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Kamenicës z.Begzad Sinani dhe drejtori i arsimit Agim Shkodra.
Kryetari Sinani falenderoi komunën e Bursës,odën ekonomike turke dhe shoqatën shqiptaro – turke për këtë projekt që duket i vogël por është një fillim i mire i bashkëpunimit në mes të Komunave tona dhe neve si Komunë na mbetet që këtyre vajzave të ju mundësojmë që këtë përvojë ta vazhdojnë me blerjen e makinave dhe hapjen e një lokali në Kamenicë.
Vajzat u shprehen të lumtura me pritjen në Turqi dhe pas kryerjes së kursit dhe falenderuan të gjithë ata që kanë mundësuar këtë kurs.
Në këtë kurs të rrobaqepsisë kanë qenë përfituese komuna e Kamenicës,Vushtrisë dhe Mitrovicës, prezent në ceremoni të diplomimit ishin ambasadori i Repuplikës së Kosovës në Turqi Avni Spahiu,Kryetarët e komunave të Kamenicës dhe Vushtrisë dhe drejtorat e Arsimit.
0 comments:
Post a Comment