Faton Biqkaj zëdhënës i komunës së Kamenicës thotë se të hyrat nga tatimi në pronë kanë shënuar rritje dhe ky është rezultat i vetëdijesimit të qytetareve se nga këto të hyra ata mund të ndryshojnë përmes projekteve mjedisin ku jetojnë.
Në Komunën e Kamenicës është tejkaluar për këtë vit për muajin qershor plani për 3361.27 euro apo për gjashtë muaj ka tejkaluar atë për 4043.02 euro ose shprehur në përqindje është tejkaluar për 3.64 %. Realizmi i planit është arritur në 79.35% thotë Faton Biqkaj zëdhënës i komunës.

Sipas tij këto të dhëna janë krahasuar me vitin paraprak 2013 dhe me muajin qershor të po këtij viti. “Trendi i të hyrave nga tatimi në pronë është pozitiv dhe ne jemi munduar që të njoftojmë qytetarët me kohë mbi rëndësinë që ka pagesa e tatimit në pronë. Nga të hyrat e tatimit zhvillohet edhe komuna sepse kemi më shumë mundësi që të realizojmë projekte në dobi të tyre” shprehet Biqkaj.

Biqkaj shpreson se me ardhjen e mërgimtarëve arka e komunës mund të rritet edhe më shumë pasiqë ata në ditët e tyre të pushimit paguajnë edhe këstet e mbetura.

Zyrtarët komunal në Kamenicë thanë se pavarësisht trendit pozitiv të inkasimit nga tatimi në pronë në këtë kategori të inkasimit borxhe kanë edhe disa biznese dhe kategori tjera. “Të gjitha këtyre kategorive duhet tu dërgohet vërejtja e fundit në mënyrë që të binden qytetarët se paraja e tyre e ndryshon mjedisin ku ai vet jeton” tha Biqkaj.

0 comments:

Post a Comment

 
Top