bëjmë ftesë kryesuesit të Kuvendit që mos të lejohen ndërhyrjet e të tjerëve në punën e kuvendit Komunal, sepse përgjegjësia për të gjitha çështjet me rëndësi bie pikërisht në të zgjedhurit e qytetarëve të Kamenicës, sepse delegatët e Kuvendit përfaqësojnë vullnetin politik të qytetarëve tha Jeton Biqkaj.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Kamenicës ishte thirrur me qëllim të aprovimit të raportit të Komisionit komunal për emërimin e rrugëve dhe zonave të qarkullimit publik, ku në kuadër të kësaj pike ishte futur edhe kompensimi i komisionit që kishte punuar në këtë projekt thotë për rajonipress Jeton Biqkaj këshilltarë komunal nga radhët e LDK-së.

Biqkaj tha se shumica e delegatëve kërkuan që këto çështje të ndahen dhe kompensimi i komisionit nuk është çështje urgjente, por kryesuesi i KK-së z. Bajram Dërmaku nuk lejoji diskutim për këtë çështje dhe gjatë shqyrtimit të pikës së rendit të ditës shumica e delegatëve si të opozitës dhe të pozitës paraqitën vërejtje për raportin e këtij komisioni, ku në disa lokalitete nuk janë marrë parasysh propozimet e këshillave lokale, e aty ku kishte vërejtje, faji u hidhte te propozimet e këshillave lokale.

Biqkaj tha se nuk është hera e parë që kuvendi po dominohet nga ekzekutivi, por kësaj here u dominua nga Komisioni për emërimin e rrugëve.

“Për shkak të vërejtjeve të shumta pati propozime nga delegatët e opozitës dhe një pjesë e delegatëve të pozitës që kjo pikë të shtyhet dhe të formohet një komision i Kuvendit Komunal për rishikimin e kësaj liste. Këto propozime nuk u hodhën fare në votim që përbën shkelje të rregullores së punës së Kuvendit. Por drejtpërdrejt u hodh në votim lista e propozuar duke u thënë se po e aprovojmë me vërejtje”.

Sipas Biqkajt gjatë procesit të votimit 10 delegatë votuan për raportin 12 delegatë kundër dhe 4 abstenime sepse në sallë ishin 26 delegatë, ndërsa nga kryesuesi u tha që 10 vota janë për 9 kundër dhe raporti kalon me vërejtje. Pas mbledhjes në bisedë me delegatët e konstatuam që ne në mbledhje u mashtruam me këtë votim.

Pasditen e djeshme kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bajram Dërmaku na ka ftuar përfaqësuesit e grupeve politike në Kuvend, duke premtuar se do rishikohet kjo listë e propozuar nga Komisioni dhe përfaqësuesit e subjekteve politike së bashku më këshillat lokale do të bëjnë ndryshimet e nevojshme dhe kjo çështje me plotësime të aprovohet me ndonjë mbledhje të radhës.

“Andaj i bëjmë ftesë kryesuesit që mos të lejohen ndërhyrjet e të tjerëve në punën e kuvendit Komunal, sepse përgjegjësia për të gjitha çështjet me rëndësi bie pikërisht në të zgjedhurit e qytetarëve të Kamenicës, sepse delegatët e Kuvendit përfaqësojnë vullnetin politik të qytetarëve” tha Biqkaj./rajonipress/

0 comments:

Post a Comment

 
Top