Kryetari i FRLDK-së Shkelzen Krasniqi dhe Alban Mehmeti sekretar i FRLDK-së ndanë ndihma për familje në nevojë me rastin e Festës së Bajramit.
Kryetari i FRLDK zoti Shkelzen Krasniqi theksoi se ky aktivitet simbolik dëshmon përkujdesin tonë për këto familje që jetojnë larg realitetit ekonomik të kohës dhe njëkohësisht është shprehje e kujdesit tonë ndaj më të varfëve.
Ndërsa sekretari i FRLDK , Alban Mehmeti tha se u munduam që këto familje të paktën për festen e Bajramit t`i gëzojmë, të mbushin sofrën e tyre dhe të solidarizohemi me këto familje me kushte të rënda ekonomike për festën e Bajramit.
Ndihmuam mbi 5 familje me artikuj ushqimorë, si (miell, vaj, sheqer, kripë, makarona, supe, mish pule, pije, e ëmbëlsira,..)etj, artikuj higjenik (detergjent, shampon) dhe veshmbathje për fëmijë e të rritur.
Gjithashtu, disa familje simbolikisht u mbështeten me mjete financiare. Sot ndihmuam familjen Kosumi në Berivojcë, familjen Kastrati në Karaqev të Epërme, familjen F.Kallaba në Rogan, familja Q.Shabani në Shipashnicë të Poshtme dhe disa kryefamiljar me një shumë simbolike financiare.
Ne Forumi i Rinisë së LDK-së si brez i ri, zotohemi se do të vazhdojmë edhe aktivitete bamirëse edhe në të ardhmen në ndihmë të familjeve në nevojë.
0 comments:
Post a Comment