Në nderim të bashkatdhetarëve, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Kamenicës, z. Begzad Sinani, organizoi koncert me moton “respekt për bashkatdhetarët”.
Koncerti u organizua në hapësirë të hapur, në Sheshin “Metush Krasniqi” në Kamenicë. Vlen të theksohet pjesëmarrja e madhe e qytetarëve, reagimet e tyre, dhe falënderimet e tyre për organizatorët, e gjithashtu edhe kërkesat e tyre për organizime të tilla në vitet e ardhshme.
Gjithashtu në respektim të traditës tonë në ushqime, u organizua shpërndarja e ushqimeve tradicionale, me qëllim të promovimit të tyre për gjeneratat e reja.
Në emër të DKRS-së dhe të Kryetarit të komunës, të pranishmit i përshëndeti drejtoresha e DKRS-së znj. Venera Dërmaku Rexha, e cila ndër të tjera tha: Viti 2014 është viti i gjashtë pas shpalljes së Kosovës shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Ky shtet u bë fal luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fal punës këmbëngulëse të shumë atdhetarëve, falë gjakut të derdhur në shumë etapa të historisë sonë kombëtare, fal ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare dhe NATO-s për çka i falënderojmë dhe iu jemi mirënjohës për jetë.
Në këtë aspekt kontribut të veçantë ka dhënë diaspora jonë shumë e respektuar, si në sensibilizimin e opinionit në shtetet ku kanë punuar dhe vepruar, pastaj ndihma në mjete materiale, duke përkrahur fuqishëm familjet e veta, por edhe çdo aksion me rëndësi shoqëror dhe kombëtar.
Nuk harrohet ndihma rreth mbajtjes gjallë tё shkollës së pavarur shqipe, pas viteve 90 –ta, pastaj sakrifica, gjegjësisht lërja e punës dhe familjes dhe kyçja e një pjese të bashkatdhetarëve në luftën e UÇK-së dhe shumë aktivitete në shërbim të atdheut.
Andaj me shumë kënaqësi ne organizuam këtë koncert në nderim tuajin dhe ju sigurojmë që do të punojmë ta zhvillojmë vendin tonë që ju të ndiheni mirë kur vini këtu për pushime, pran familjeve tuaja ose për investime që dëshironi të bëni.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment