Një darkë shumë e tensionuar në një restorant në Ibiza për Orlando Bloom dhe Justin Bieber. Sipas faqes amerikane TMZ, aktori e ka goditur me grusht popstarin, që më pas ka braktisur restorantin mes duartrokitjeve të të pranishmëve, mes të cilëve Paris Hilton dhe Diddy.
Motivi i zënkës? Ish-bashkëshortja e Bloom, Miranda Kerr, e cila kishte patur një flirt me Bieber ndërsa ylli i Hollivudit Bloom ishte fotografuar me ish të fejuarën e Justin, Selena Gomez.
Imazhet e TMZ-së tregojnë se pas grushtit Bloom i afrohet duke e kërcënuar dhe në atë moment Bieber ka arritur të dalë nga restoranti.
Duket si një ndër ato skenat e një filmi të Hollivudit, por vetëm se këtë herë është realitet. Edhe fakti që klientët e restorantit kanë duartrokitur daljen e popstarit, duhet thënë se papëlqyeshmëria ndaj tij është rritur ndjeshëm.
0 comments:
Post a Comment