Në Roganë së shpejti fillon ndërtimi i objektit të shkollës së mesme, e financuar nga Unioni Evropian. Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi kanë takuar sot përfaqësuesin e Unionit Evropian Agron Orana, shefin e kompanisë mbikqyrëse të projektit Griogorios Krallis, dhe përfaqësuesit e kompanisë së kontraktuar Al-Trade sh.p.k e cila do të bëjë ndërtimin e objektit shkollor.

Kryetari Sinani ka shprehur kënaqësinë dhe ka falënderuar Unionin Evropian për përzgjedhjen e këtij projekti për financim. “ Ka 15 vite që problemi i shkollës së Roganës na ka përcjellur si komunë andaj në emër të gjithë qytetarëve të Kamenicës ju falënderoj shumë për këtë investim kapital për komunën tonë dhe jetik për banorët e Roganës dhe fshatrave rreth saj.
Ne si komunë jemi këtu për të dhënë kontributin tonë maksimal gjatë përgatitjes së dokumentacionit dhe dhënies së lejeve të nevojshme si për punë ashtu edhe për ndërtim” tha kryetari Sinani.
Në takim palët mu dakorduan që përsoni kontaktues gjatë fazës së implementimit të projektit në mes të komunës dhe palëve të tjera të përfshiura në të të jetë Faton Biqkaj.
Projekti ka filluar zyratrisht me 16 korrik 201, me ërgatitjet e planit të punës, projektit detal dhe qështjeve të tjera organizative, ndërsa sipas kontratës pritet të përfundojë në një afat prej 487 ditëve kalendarike ndërsa punët ndërtimore do të kryhen nga Komapnia Al-Trade sh.p.k. Vlera e përgjithshme e projektit është 859.000 euro. Shkolla do të jetë nga më modernet dhe ajo do të ketë edhe hallë sportive.
Palët u dakorduan që të mbajnë së paku nga një takim në muaj për të parë progresin e arritur në punët ndërtimore. Gregorios Krallis nga kompania mbikqyrëse INGENDIA – NOX INTL ka thënë se komapnia e tij nuk do të bëjë asnjë kompromis përsa i përket afatit dhe kualitetit të punës, ndërsa për përmbyjen me sukes dhe në afat të projektit është zotuar edhe Arton Cocaj, përfaqësues i kompanisë së kontraktuar.

0 comments:

Post a Comment

 
Top