Në debatin e parë publik me qytetarë kryetari i Kamenicës Begzad Sinani ka prezantuar para qytetarëve punën dhe raportin gjashtëmujor të Qeverisë Lokale në Kamenicë. Kurse kërkesat e qytetarëve kryesisht kanë qenë për infrastrukturën rrugore, problemet në shëndetësi, arsim, ekonomi, punësim, mirëmbajtje të hapësirave publike etj.
Sinani para qytetarëve tha se përkundër vështirësive megjithatë janë bërë hapa të mirë dhe pozitiv në shumë sfera.

“Që nga dita e parë dhe dita e inaugurimit e Kryetarit të Komunës me 19.12 20013 unë kam ushtruar detyrat, përgjegjësitë dhe obligimet në përputhje me Ligjin mbi Vetëqeverisjen Lokale, Ligjin mbi Financat e Pushtetit Lokal, Ligjin mbi Financat Publike, aktet tjera nënligjore në fuqi.

Që nga dita e parë kam marrë në konsideratë të gjitha kërkesat nga qytetarët që kanë qenë të natyrave të ndryshme. Konstituimi i Kuvendit, organeve dhe organizmave përcjellës të punës së kuvendit janë bërë brenda afatit ligjore. Kemi mbajt takime të rregullta me KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe OSBE-në” ka thënë Sinani.

Sinani ka shtuar se njëra ndër prioritetet e mia dhe qeverisë lokale në Kamenicë është edhe zvogëlimi i shpenzimeve në të gjitha kodet buxhetore, duke theksuar si në reprezentacionin e vitit 2013 ku kanë qenë 15423.90 kurse tani janë 7925.60 (49%).

Telefoni mobile 2013 kanë qenë 10.030.12 tani 1820.03 (82%). Shpenzimet e karburanteve për vetura në vitin 2013 kanë qenë 45.265.87 tani 31.710.60 (30%), udhëtime jashtë vendit në vitin 2013 kanë qenë 15.740.12 kurse tani janë 9261.88 (37%).

Formimi i Qeverisë Lokale ka qenë hapi im i parë dhe brenda një kohe relativisht të shkurtër kemi arritur ta bëjmë funksional dhe efikas ka thënë ai. “Nga e marta në përgjegjësi të secilit Drejtor të Drejtorisë për fillim kemi organizuar takime të gjera jo vetëm të Këshillit të Drejtorëve, por edhe të të gjithë zyrtarëve të lartë të Administratës Komunale ku kemi identifikuar problemet që preokupojnë Komunën” ka nënvizuar Sinani.

Sinani ka thënë se para përbërjes së re të Qeverise Lokale kemi prezantuar modelin e qeverise lokale dhe kemi caktuar prioritetet afatshkurta, afatmesme dhe brenda mandatit qeverisës derisa takimet e Bordit të Drejtorëve kanë qenë të rregullta tha ai. “Në saje të realizimit të premtimeve dhe objektivave të qeverisë lokale kam bërë ftesë investitorëve dhe donatorëve për thellim të bashkëpunimit për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të komunës sonë.

Kemi mbajtur premtimet lidhur me mbështetjen e studentëve sa i përket bursave edhe kemi mbështetur 242 student. Kemi mbështetur, ashtu siç është premtuar, familjet skamnore me nevoja të domosdoshme për jetë, që kanë mbetur jashtë skemës së ndihmave nga Ministria për çështje sociale”.

Sinani tha se kemi mbështet me anë të subvencioneve fermerët – të interesuarit për zhvillim dhe investim në sferën e bujqësisë. “Kemi mbështet me anë të subvencioneve sportistët dhe klubet sportive, sektorin për kulturë dhe organizatat jo qeveritare.

Duke arritur sukses në bashkëpunim dhe duke vendosur raporte të funksionimit Qeveri Lokale me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Zyrën e Bashkimit Evropian, Investitorë dhe donatorë tjerë që veprojnë në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Duke folur për sfidat dhe objektivat Sinani ka thënë se ato janë : rrumbullakimi dhe furnizimi me ujë të pijshëm për qytet, trajtimi i ujerave të zeza në qytet në vendet rurale, rregullimi i stadiumit të qytetit, përfundimi i palestrës sportive, përfundimi i objektit të komunës, menaxhimi i ujësjellësve në të gjithë komunën, ndërtimi i shkollës së re në Roganë, hapja e rrugëve për shfrytëzimin e tokave bujqësore në Koretin, eliminimi dhe strehimi i qenve endacak, mbrojtja e ambientit dhe projektit për Kamenicën e pastër, çështja e menaxhimit të Higjienës, eliminimi, Zhvendosja e skenës së papërshtatshme të kioskave në qytet.

Sinani në fund duke uruar për bashkëpunimin qytetarët ka thënë se vetëm ju jeni ata që do të dini të vlerësoni më së miri punën, angazhimin dhe efikasitetin tonë. “Ju dhe vetëm ju vlerësoni mangësitë, dobësitë dhe lëshimet eventuale të punës së Qeverisë Lokale të Komunës së Kamenicës. Ju mund të drejtoheni tek kryetari për të gjitha problemet dhe shqetësimet që ju përcjellin”, tha në fund të fjalës së tij, kryetari Sinani.

0 comments:

Post a Comment

 
Top