Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka aprovuar të hënën tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët e rregullt, të cilat do të aplikohen nga furnizuesi publik nga nesër, më 1 korrik 2014.
Tarifat me pakicë do të rriten për 4.57% për të gjitha nivelet e ndryshme të tarifave dhe për të gjithë konsumatorët e rregulluar.
Bordi i ZRRE-së ka konsideruar se një rritje e tillë paraqet një minimum, i cili është i domosdoshëm për funksionimin normal të sistemit elektro-energjetik të Kosovës.
Anëtarët e Bordit të ZRRE-së nuk kanë arritur pajtueshmëri për ndryshimin e strukturës tariforë për këtë vit, që do të thotë se struktura tarifore mbetet e njëjtë.
0 comments:
Post a Comment