OJQ Rrjeti i Lëvizjes Paqësore gjate pese muajve do te zbatoj projektin “Hartimi i Rregullore Komunale dhe Planit te Veprimit te Transparencës Komunale “ qe menaxhohetnga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Bashkimi Evropian (BE) lidhur me fuqizimin e përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë.

Projekti ka filluar ne muajin Qershori dhe do te zgjas deri me 31 Tetor 2014. Ne kuadër te projektit se bashku me autoritet komunale do te implementojë aktivitetet me sa vijojnë: Themelimin e grupit punës për ndryshimin e rregullores komunale dhe planit te veprimit për transparence, organizimin e takimit e pare te grupit punës për rregulloren komunale  për transparence, organizimine takimitte dyte tegrupit punës për Planin e Veprimit për transparence, organizimin e punëtorisë mbi transparencën me zyrtaret komunal, anëtarë te kuvendit komunal dhe shoqërinë civile, transmetimine dy radio spote mbi ecurinë dhe objektivat e projektit ,organizimin enje radio debatit me zyrtare komunal dhe shoqërinë civile mbi transparencën dhe organizimin e debatit publik me qytetare mbi rregulloren komunale për transparence

Projekti synon te përmisoj transparencën, qasjen ne informata dhe dokumente zyrtare, konsultimin e publikut para miratimit te akteve, ofrimin e  njohurisë shtese si për zyrtaret komunal dhe publikun e gjere lidhur me transparencën komunale si dhe detyrime dhe obligimet e komunës karshi qytetarëve.

Projekti do te këtë ndikim ne raportimin me te shpeshte ne media për çështjet qe lidhen me tjerë ne promovimin e pjesëmarrjes ne qeverisje ne veçanti ne planifikimin buxhetor dhe përdorimin e buxhetit komunal, zhvillimin ekonomik, përdorimin e pronës komunale, planifikimin urban, investimet, te hyrat komunale, si dhe çështje te tjera te interesit te përgjithshëm.

Përveç kësaj, projekti do te këtë ndikim ne fuqizimin e kapaciteteve te komunës për te ofruar qasje ne informata dhe dokumente zyrtare për te gjithë qytetaret.
Dhe për fund, projekti do te ndikoj në reformën e qeverisjes komunale me synim për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes se publikut në vendimmarrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse te parapara në ligjet ne fuqi.

Si dhe krejt për fund, projektit përmes rregullores komunale dhe planit te veprimit për transparence te aprovuar do te ndikoj ne përforcimin e komunikimin ndërmjet autoriteteve komunale dhe qytetarëve me qëllim për të promovuar pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, transparencën dhe rritje e përgjegjësin se autoriteteve komunale.

0 comments:

Post a Comment

 
Top