Ish kreu i Kamenicës Shaip Surdulli është liruar nga akuzat nga ana e EULEX-it pasiqë prokurori kishte hequr dorë nga aktakuza me arsyetimin se lënda është e vjetruar.
Surdulli tha për rajonipress se gjithmonë ka besuar në organet e drejtësisë ashtu siç ka besuar gjithmonë edhe në pastërtinë e tij dhe në punën e mirë profesionale e ligjore që ka bërë sa ishte në krye të komunës.
Shaip Surdulli ish kryetar i Komunë së Kamenicës e ka fituar edhe një betejë me drejtësinë pasiqë të enjten një trup gjykues i kryesuar nga Jenifer Sill e shpalli të mbyllur rastin kundër tij pas heqjes dorë nga akuzat nga ana e prokurorit të rastit raporton rajonipress.
Surdulli tha për rajonipress se sot është dashur të mbahet shqyrtimi i parë gjyqësor, por ende pa filluar mirë seanca prokurori i rastit hoqi dorë nga akuza me arsyetimin se rasti ishte vjetruar, meqë i takon kohës 10 janar 2011.
Surdulli tha se trupi gjykues pasi shqyrtoj propozimin e prokurorit edhe e mbylli rastin duke hequr dorë nga procedura e mëtutjeshme gjyqësore.
Surduli tha se gjithmonë ka besuar në organet e ndjekjes sikurse ka besuar gjithmonë në punën e tij shumë profesionale e ligjore që ka bërë sa ishte në krye të komunës.”Jam i sigurt se për ato vite që kam punuar jam munduare e përpjekur që të jem në shërbim të qytetarëve të Kamenicës dhe asnjëherë nuk kam lejuar që të dëmtohet dinjiteti i institucioneve komunale” tha Surdulli.
Surdulli me kohë kishte deklaruar se kjo aktakuzë është tërësisht e pabazuar në ligj dhe si e tillë edhe nuk e meritonte as të shqyrtohej.
Ndryshe ish kryetar i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli akuzohej nga Prokuroria Speciale e Kosovës (EULEX) për "shpërdorim të detyrës zyrtare", nën dyshimin se ka dëmtuar buxhetin e Komunës së Kamenicës për 384 euro.
Në aktakuzë thuhej se ekziston dyshimi i bazuar se më 10 janar 2011, në cilësinë e personit zyrtar, kryetari i Kamenicës në dëm të buxhetit të Kamenicës ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke nxjerrë një vendim për kompensimin e shpenzimeve për udhëtim zyrtar jashtë Kosovës për zonjën Hanife Surdulli, bashkëshortja e të pandehurit e cila me datën 17 janar 2011 ka udhëtuar së bashku me delegacionin nga Kamenica, për në Gjermani në një vizitë kompanisë “Fritz Schafer Gmbh” që merret me riciklimin e mbeturinave edhe pse e njëjta nuk ka qenë pjesë e administratës komunale në Kamenicë gjatë vitit 2011 dhe nuk është pjesë e kësaj administrate as tani, duke e dëmtuar kështu buxhetin e Komunës për shumën prej 384.11 euro me çka ka kryer veprën penale “shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit”./rajonipress/

0 comments:

Post a Comment

 
Top