Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) pasi ka pranuar disa informacione nga vet Policia e Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga disa zyrtarë policorë, si dhe pas një inspektimi dhe vlerësimit të të gjeturave të këtij inspektimi për më shumë se dy muaj i: REKOMANDOI Policisë së Kosovës suspendimin e kapitenit policor S.K ( shef i njësisë së kontrollit të autostradave)>", thuhet në komunikatën e Inspektoriatit Policor.

Rekomandimi për suspendim për Skender Krasniqin bëhet për shkak të zhvillimit të pa penguar të hetimeve të mëtutjeshme.
Inspektorati Policor sipas autorizimeve ligjore për këtë rast ka kontaktuar edhe prokurorinë kompetente.
IPK garanton Policinë e Kosovës dhe qytetarët e vendit se do të angazhohet çdo herë për realizimin e lirive dhe të drejtave të tyre.

0 comments:

Post a Comment

 
Top