Ne kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi  i pjesëmarrjes  së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”,  është mbajtur  tryeza e rrumbullaket mbi “Pronën dhe te drejtat banesore” me përfaqësuesit e Gjykatës Themelore te Kamenicës, anëtarë te shoqërisë civile, avokat, organizata te rinjve, grupi i grave, media lokale dhe qytetare.

Besime Tusha , projekt menaxhere në fillim të tryezës ka njoftuar të pranishmit lidhur me rendësin dhe realizimin e këtij projekti .Qëllim ynë është  informimin  i  publikut  dhe zbatimin  e të drejtave pronësore, gjithashtu qasjen e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e njohurisë për komunitetet jo-shumicë në lidhje me të drejtat e tyre pranë Degës së Gjykatës Themelore në Kamenicë.

Ndërsa, Zijadin Spahiu, përgjegjës i gjykatës themelore dega në Kamenicë, ka thënë se e drejta e pronës është elementare, shumica e lendeve lidhen me pronën , numri i lendeve te kontesteve pronësore arrin diku deri 40 %  lendet civile kërkojnë një kohë me te gjatë për shqyrtim dhe ne marrim edhe masa te përkohshme .

Naziktere Spahiu,përgjegjëse për pronë ne Drejtorin e Gjeodezisë dhe Kadastrit ka thënë se ne Ligjin për shitblerje te banesave prona sipas ligjit duhet te regjistrohet ne kadastër , ky regjistrim deri me tani është bëre me rregull, ne për çdo ditë kemi kërkesa për ndryshime bartje për regjistrimin e pronave , numri i lendeve është i madhe duke marre parasysh se shpronësimi i bere para vitit 99 nuk është bere bartja e pronës me kohe dhe ne po ballafaqohemi këto kërkesa, ka thënë Spahiu.

Ramadan Ajvazi ,qytetar është shprehur se ne kemi probleme te shumta ne komunën tonë lidhur me pronën publike dhe kërkojmë nga kompetentet ta ruajnë pronën publike ne tërë territorin e komunës.

Ne fund të tryezës  dolën konkluzionet dhe rekomandime të përbashkëta lidhur me pronën dhe drejtat banesore . Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi  i pjesëmarrjes  së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve  për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)

0 comments:

Post a Comment

 
Top